Banesa me kredi/ Bankat: Do zgjasim afatet e kësteve pa kosto shtesë për të prekurit nga tërmeti

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar një takim me drejtorët e përgjithshëm të bankave tregtare dhe përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe iu ka kërkuar që t’ju vijnë në ndihmë të gjithë klientëve që janë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit e që kanë blerë banesat me kredi.

Gent Sejko ka thënë se tashmë bankat duhet të  shikojnë portofolet e kredive dhe të mos lejojnë që kjo situatë të shkaktojë ngadalësimin e ritmit të kreditimit të ekonomisë.

Sakaq për të gjithë ata kredimarrës që kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe në rastin më të keq kanë humbur banesën e tyre, bankat do të ofrojnë bashkëpunim dhe do të analizojnë situatën me kompanitë e sigurimit.

Po ashtu bankat kanë deklaruar se po vlerësojnë individualisht të gjithë klientët e tyre kredimarrës të prekur nga tërmeti, për të pasur një panoramë më të qartë të situatës, për të ristrukturuar kreditë përkatëse, nëse do të jetë e nevojshme, pa aplikuar kosto shtesë. Pra nëse një person duhet të paguajë 5 milionë lekë në 10 vite, banka mund ta zgjasë afatin deri në 20 vite pa marrë përqindje interesi të shtuar.

Po ashtu si guvernatori Sejko ashtu edhe përfaqësuesit e bankave në shenjë solidariteti, po vlerësohen individualisht mundësitë për të kontribuar me donacione të formave të ndryshme.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar