Banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama publikon video nga kantieri i Laçit: Po kryhet transplanti i zëmrës së qytetit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook nga kantieri i ndërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Laçit.

Ai shkruan se këtu po kryhet transplanti i zemrës së qytetit falë bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke për ndërtimin e blloqeve të banimit.

“Mirëmëngjes dhe me Rilindjen e Laçit, ku po kryhet transplanti i zemrës së qytetit, falë një sërë projektesh nga një bllok i ri banesash me mbështetjen e qeverisë turke, tek blloku tjetër i banesave të reja, rikonstruksioni i banesave ekzistuese, shkollat e reja, spitali i ri, bashkia e re, si edhe infrastruktura e re nëntokësore e qytetit me financim të qeverisë shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama.

 

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar