Banesat e tyre u përfshinë nga tymi, flasin banorët e pallatit në Astir: Dëgjuam shpërthim, dolëm duke u rënë dyerve të njëri-tjetrit! Disa ngelën në ballkone

 

Banorët e pallatit në Astir, ku u dogjën makinat në garazh, e si pasojë e flakëve banesat u përfshinë nga tymi duke rrezikuar jetën e tyre, u shprehën se kanë dëgjuar shpërthime. Ato treguan se janë zgjuar në mesnatë duke trokitur në dyert e njëri-tjetrit, ndërsa disa nga banorët dolën në ballkone.

‘Dolëm vet se dolëm shpejt. Disa kanë ndejtur për ballkone. Policia ka qenë në moment këtu. Disa thonë ka pasur shpërthime. Janë djegur kabllot dhe nuk ka ardhur asnjë pjesëtar i bashkisë me pa ngjarjet këtu.

Kam marrë dy fëmijët nusen. Nusja ka qenë zgjuar dhe ka dëgjuar krisëm dhe ka dalë shpejt në ballkon për të parë. Ka parë tym. Ka shkuar të hapë derën dhe tymi ishte në derën tonë. Kemi marrë fëmijët dhe kemi zbrit me vrap. Ne dolëm të parët. Banorët e tjerë kanë pasur shumë problem. Nuk kam parë zjarrfikëse. Ka pasur shumë zhurmë. Krisëm ka pasur. Nusja më ka zgjuar mua, unë për vete isha djeg aty.

Ishim në gjumë, dolëm duke u ra dyerve të njëri-tjetrin. Tym i madh, gati sa nuk u asfiksuam. E kapëm shpejt. Një pjesë ngelën nëpër ballkone. Zjarrfikësja ka ardhur me vonesë, por policia erdhi në kohë. Disa thonë ka pasur shpërthim, disa thonë se kanë plasur gomat e makinës. Nuk kemi ujë fare, asnjë nga bashkia nuk ka ardhur që të shohë gjendjen këtu.’- thanë banorët.


Lajmi kryesor:

I vihet flaka 'Range Roverit' në parkim, shkrumbohen dhe 3 mjete të tjera, lëndohen 8 banorë të pallatit në Astir! Kush është pronari, vëllai i ndërtuesit që u plagos në 2021 (VIDEO)


M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës