TIRANË, 17 Nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ - Zëvendëskryetari i Prezencës së
OSBE-së, Robert Wilton shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me situatën e banesave në Selitë
Gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të zhvilluar sot në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me situatën e banesave në Selitë, Wilton u shpreh se, situata në Selitë është një tjetër shembull i mënyrës së dëbimeve problematike që prekin komunitete të ndryshme në Shqipëri.
Sipas Wilton, ligji shqiptar ka procedura të qarta që duhen ndjekur për të verifikuar pronësinë dhe për të bërë të mundur një dëbim nëse është me vend. Mosndjekja e këtyre procedurave përbën shkelje si të legjislacionit shqiptar, ashtu edhe të standardeve ndërkombëtare. Kjo ka një ndikim negativ mbi sigurinë e një komuniteti më të gjerë dhe dobëson sundimin e ligjit në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, theksoi Wilton, është e qartë se Shqipërisë ende i mungon një përpjekje afatgjatë, angazhuese dhe gjithëpërfshirëse për të menaxhuar dëbimet dhe problemet me mirëqenien që vijnë si pasojë e tyre. Në një përpjekje të tillë duhet të marrin pjesë si institucionet kombëtare ashtu edhe ato lokale, duke përfshirë edhe ato që janë përgjegjëse për sigurinë, drejtësinë, strehimin, arsimin dhe mirëqenien.
Wilton u shpreh se, Avokati i Popullit ka shkruar në mënyrë të qartë dhe të mençur për këtë çështje. Ai e ka përmbushur rolin e tij për të folur në emër të qytetarëve shqiptarë dhe për legjislacionin shqiptar. Institucionet e Shqipërisë duhet t'i shqyrtojnë siç duhet rekomandimet e tij, me të njëjtin respekt për legjislacionin dhe për qytetarët.
Nëse institucionet e Shqipërisë janë të angazhuara për ta adresuar këtë çështje në mënyrë të sinqertë, gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar për sigurinë dhe të mirën afatgjatë të qytetarëve, Prezenca e OSBE-së është e gatshme që të ofrojë të gjithë mbështetjen dhe asistencën, përfudnoi deklaratën e tij Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton./ATSh/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2036
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56