Banesat sociale, Këshilli Bashkiak
shtyn me 10-15 ditë vendimin

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka shtyrë me 10-15 ditë vendimin për shpalljen e fituesve të banesave sociale. Diskutimet rreth kësaj teme kanë qenë të shumta por kanë qenë këshilltarët Gazheli dhe Rrokaj të cilët kanë kërkuar shtyrje të afatit në mënyrë që pas 10-15 ditësh të mund të kenë listën me 385 përfituesit e apartamenteve qëndodhen në Shkozë. po diksuton në mbledhjen e sotme tri projekt-vendime me rëndësi për qytetarët. Në mbledhjen e ditës së sotme u diskutua për miratimin e listës me emrat e 177 familjeve që do të përfitojnë banesë sociale me qira në zonën e Shkozës, si dhe emrat e 14 familjeve të pastreha, të cilat do përfitojnë bonus qiraje.

Gazheli ka kërkuar shtyrjen me 10 ditë në mënyrë që të vijë dosja e plotësuar me 385 përfituesit. Këshilltari tjetër Shezai Rrokaj ka kërkuar shtyrje me 15 ditë në mënyrë që të bëhet plotësimi i dosjes dhe tëshihet kush nuk plotëson dokumentet.

Këshilltarët e djathtë kanë qenë kundër këtij vendimi dhe kanë kërkuar që të shpërndahen apartamentet për 177 përfituesve të parë.

Enno Bozdo ka reaguar duke thënë që mazhoranca sapo bllokoi projektvendimin e Bashkisë, duke mos dhënë shtëpi për 177 përfituesit e parë të listës.
“Fatkeqësisht politika ndërhyri përsëri. Kjo politike bllokimi e ka shoqëruar për shumë kohë Bashkinë nga ana e qeverise. Kjo politikë e "tritolit" e keqqeverisjes dhe e destruksionit kësaj radhe bllokoi një ndër projektet më të rëndësishme të bashkisë,” – tha Bozdo pas përfundimit të mbledhjes.

Një tjetër vendimi që u diskutua ishte një ndryshim i buxhetit të vitit 2015, pasi do shtohet një fond prej 230.6 milionë lekëve. Sipas relacionit të Bashkisë së Tiranës, 99.3 milionë lekë janë fond i mbartur nga viti 2014, ndërsa 131.2 milionë lekë janë shtesa në transfertën e pakushtëzuar për vitin 2015.
 
Sipas relacionit që Bashkia e Tiranës ka nisur në Këshill Bashkiak, në total janë marrë në shqyrtim dosjet e 520 qytetarëve, por 340 prej këtyre familjeve nuk përmbushin kriterin e të ardhurave. Për këtë program strehimi prej vitit 2005 kanë aplikuar 2350 familje, ndërkohë që në total në kryeqytet numërohen rreth 11,200 familje të pastreha.

"Janë 520 familje me statusin `të pastrehë` që kanë aplikuar për banesa. 340 familje kishin mungesë dokumentacioni. Nga këta vetëm 177 aplikime kishin dokumente të rregullta e janë përzgjedhur. 70 familje janë përzgjedhur për garzionere. Gjithashtu 33 familje me persona me aftësi të kufizuara e kanë përfituar", deklaroi nënkrytari i Bashkisë Enno Bozdo.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake