Kirurgë në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, kanë hequr një tumor të pazakontë të lokalizuar në barkun e një 35- vjeçari. Pas shumë orëve të mundimshme, një grup mjekësh në Dhaka Medical College Hospital (DMCH) e hoqën tumorin e Abdur Rahim.
Është një masë shumë e madhe, por beninje. Professor Omar Ali i pavionit të kirurgjisë shtoi se mund të jetë lipomë. Tumori gjigant, me madhësinë e katër bostanëve dilte nga zona pelvike e trupit dhe vendosej në pjesën e përparme të barkut duke shtypur shumë organe të tjerë.
Mjekët raportuan se tumori ishte rritur për katër vjet me rradhë me një vaskularizim shumë të shprehur, madje pacienti e kishte shumë të vështirë të ecte. Në stadet e fundit, ai kishte edhe vështirësi në frymëmarrje.
Shkrimi u botua ne suplementin ALMEDICUS te se perditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com