Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) shënoi rezultatet më të mira në sistemin bankar për rritjen e aseteve dhe depozitave, mjaftueshmërinë e kapitalit, përfitueshmërinë, si dhe përmirësimin e cilësisë së aseteve. Në mbledhjen e tij të parë për vitin 2016, Bordi Drejtues i ABI Bank raportoi për tremujorin e parë të këtij viti 215 milionë euro për totalin e aktiveve, 30 milionë euro kapital neto dhe 3.6 milionë euro në të ardhurat neto.
Bordi diskutoi performancën e ABI Bank gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 ne kontekstin e situatës së përgjithshme të sektorit bankar dhe ekonomisë shqiptare në përgjithësi. Bordi njohu rëndësinë e masave të ndërmarra deri më tani me qëllim përmirësimin e portofolit të kredisë, rritjen e bankës dhe kthimin e saj në një nga institucionet më fitimprurëse në sistemin bankar.
/Shqiptarja.com