Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kinës më e ngadalta që nga vitet 1960

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kinës më e ngadalta që nga vitet 1960

Disa orë pasi Republika Popullore e Kinës festoi ditëlindjen e saj të 74-të më 1 tetor, Banka Botërore uli parashikimin për rritjen ekonomike të këtij vendi për vitin e ardhshëm.

Banka Botërore tha në parashikimin e saj rajonal gjysmë-vjetor, të publikuar të dielën, se pret që prodhimi ekonomik i Kinës të rritet me 4.4% gjatë vitit 2024, nga 4.8% që pritej në prill. Banka vuri theksin tek dobësitë që po përjeton sektori kinez i pasurive.

Banka paralajmëroi gjithashtu se ekonomitë në zhvillim të Azisë Lindore, përfshirë Kinën, do të zgjerohen me një nga ritmet më të ulëta "që nga fundi i viteve 1960", duke përjashtuar ngjarje të jashtëzakonshme si pandemia COVID-19, kriza financiare aziatike në fund të viteve 1990 dhe trazirat ekonomike globale të naftës në vitet 1970.

Banka uli parashikimin për vitin 2024 për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për ekonomitë në zhvillim në Azinë Lindore dhe Paqësor, përfshirë Kinën, në 4.5%, nga norma prej 5% që pritej këtë vit.

Për vitin 2024, banka uli parashikimet rajonale në 4.5% rritje nga 4.8%, duke përmendur faktorë të jashtëm, përfshirë një ekonomi të ngadaltë globale, norma të larta interesi dhe proteksionizëm tregtar.

Manuela Ferro, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Azinë Lindore dhe Paqësorin në Bankën Botërore, u citua nga media financiare “Investopedia” të ketë thënë se rajoni ka një nga "rritjet më e shpejta dhe më dinamike në botë, edhe nëse rritja është e moderuar".

Ajo tha se ruajtja e rritjes së lartë gjatë një afati të mesëm do të kërkojë reforma për të "ruajtur konkurrencën industriale, diversifikuar partnerët tregtarë dhe çlirimin e potencialit të rritjes së produktivitetit dhe krijimit të vendeve të punës në sektorin e shërbimeve".

Përpara “Ditës Kombëtare” të Kinës më 1 tetor, Presidenti Xi Jinping mbajti një fjalim duke pranuar se rruga e Kinës përpara nuk do të jetë e sheshtë.

"E ardhmja jonë është e ndritshme, por rruga përpara nuk do të jetë e lehtë", tha zoti Xi për rreth 800 të ftuarve të tij, disa prej të cilëve ishin diplomatë të huaj.

Në pritjen e 28 shtatorit, zoti Xi u tha të pranishmëve se Kina duhet të vazhdojë të kapërcejë "pengesat" dhe "forca e vendit vjen nga uniteti dhe besimi është më i vlefshëm se ari".

Tseng Chien-yuan, me Shkollën e Re për Demokracinë, një organizatë tajvaneze që mbështet aktivistët e të drejtave të njeriut, i tha Zërit të Amerikës në gjuhën mandarin se fjalimi i zotit Xi tregon se Kina përballet me sfida që përfshijnë ekonominë e ngadaltë që vazhdon të rimëkëmbet nga politika e rrepte e Pekinit "zero-COVID" ndërsa përballet me pasiguritë ekonomike globale të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë.

Tseng tha se, "Vërejtjet e udhëheqësit Xi Jinping i bëjnë njerëzit të ndiejnë se [ai] është pak në siklet për të ardhmen, [por] ai po bëhet gjithashtu gjithnjë e më i vetëdijshëm se situata ndërkombëtare me të cilën përballet Kina është shkaktuar nga lëvizjet e tij të tepruara politike që e çuan atë në një dilemë.”

Presioni nga sektori i pronave gjithashtu duket se po rëndon mbi ekonominë e Kinës. Në ditën e fjalimit të zotit Xi, gjigandi kinez i pasurivee të paluajtshme “Evergrande Group” njoftoi se Hui Ka Yan, kryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë, ishte arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimeve të paspecifikuara. Çmimet e aksioneve të shumë prej filialeve të firmës Evergrande pësuan rënie.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë