/ATSH-AFP/ - Banka Botërore njoftoi sot zhbllokimin e 250 milionë dollarëve për përmirësimin e rrugëve në malet e Hindou Kouch në Afganistan, arterie kryesore për shkëmbimet tregtare, por shpesh të mbyllura në dimër për shkak të reshjeve të dëborës.
Shkëmbimet ekonomike të Afganistanit me pjesën tjetër të Azisë qendrore dhe veçanërisht fqinjin taxhik, bëhen në pjesën më të madhe në rrugën e Salangut, që lidh Kabulin me veriun e vendit. Kjo rrugë ndan malin Hindou Kouch dhe arrin deri në 3 400 metra lartësi duke kaluar nga tuneli i Salangut, i gjatë 2,6 kilometra.
"Dimri i ashpër detyron shpesh autorittet të mbyllin qafën e Salangut", theksoi Bob Saum, drejtor i Bankës Botërore për Afganistanin.