Banka Botërore ka konfirmuar parashikimin se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.5% në vitin 2026, duke ruajtur të pandryshuar projeksionin e publikuar në tetor dhe vlerësuar vendin si një nga ekonomitë më të qëndrueshme në rajon.
Sipas raportit “Global Economic Prospects” të publikuar të martën, rritja ekonomike e vendit pritet të mbetet në nivelin 3.5% edhe në vitin 2027. 
Projeksionet e Bankës Botërore në raportin Global Economic Prospects
Me këtë ritëm, Shqipëria renditet mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila për vitin 2026 parashikohet në 3.1% pas një rritjeje të vlerësuar prej 2.7% në vitin 2025.
Edhe për Kosovën, Banka Botërore parashikon rritje prej 3.8% për vitin 2026 dhe 3.9% në vitin 2027, duke e renditur Kosovën si ekonominë me rritjen më të shpejtë në rajon.
Për krahasim, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor parashikohen të kenë rritje më të ulët. Ekonomia e Serbisë, Maqedonisë sw Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën projektohet të rritet me rreth 3%, ajo e Malit tw Zi me 3.2% dhe e Kroacisw me 2.9%.
Komente






