Banka Botërore: Kriza politike po tremb investitorët

Banka Botërore: Kriza politike po tremb investitorët

Esmeralda Shijaku

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor është përshpejtuar në 3,8 për qind në vitin 2018 dhe parashikohet të jetë mesatarisht 3,7 për qind në vitin 2019-2020, në ngjashmëri me normat mesatare të shteteve anëtare më të reja të Bashkimit Evropian (BE) në Evropën Qendrore dhe Lindore, sipas Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor “Kërkohet përshpejtimi i reformave”. Megjithatë, ky parashikim i qëndrueshëm është i cenueshëm nga risqet në rritje, përfshirë normat e rritjes në BE të cilat janë më të ulëta nga sa pritej.

Sipas raportit të rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, të prezantuar nga BB, vendet e rajonit e kanë tani mundësinë t’i çojnë përpara reformat për t’i zbutur këto risqe, në kushtet e rritjes së kërkesës publike për mundësi më të mëdha ekonomike.

Sfidat

Në Maqedoni, Bosnje dhe Kosovë pritet të vijojë rritja ekonomike. Ndërsa do të ngadalësohet në Malin e Zi, Shqipëri dhe Serbi. “Në disa vende pakënaqësia publike është në rritje çka mund të çojë në pasiguri më të lartë politike dhe ngadalësim të ritmit të reformave strukturore. Pasiguria e politikave ose përmbysja e tyre do të shuante të gjitha arritjet e fituara me vështirësi, veçanërisht në aspektin fiskal. Një faktor i jashtëm që mund të ndikojë rritjen ekonomike ështëproteksionizmi tregtar. Përveç kësaj, Europa mund të ketë rritje më të ngadaltë nga sa pritetdhe kjo mund të shoqërohet me shtrëngimin e kushteve të financimit në tregjet globale, gjë që mund të rrisë kostot e huamarrjes për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Pasiguria politike është një faktor që do të ndikojë. Protesta që vihen re në vendet e Ballkanit lidhen dhe me vonesën e implementimit të reformave strukturore. Qeveritë duhet të mundësojmë lehtësim të aksesit në tregun e punës. Megjithatë ne shikojmë edhe një oportunitet për t’u përgjigjur në mënyrë pozitive”, theksohet në raport. Për Shqipërinë, theksohet se borxhi publik dhe detyrimet e prapambetura u reduktuan në rreth 68.6% të PBB-së, të ndihmuara nga zvogëlimi i raportit të shpenzimeve ndaj PBB-së dhe mbiçmimit të kursit të këmbimit. Por rreziqet fiskale të lidhura me detyrimet jashtë bilancit mbeten të larta dhe përbëjnë një problem për konsolidimin e mëtejshëm fiskal, vë në dukje Banka.

Përsa u përket kontratave koncesionare PPP, përfaqësues të BB u shprehën se po punojnë me qeverinë në monitorimin e kontratave ekzsituese dhe se ato duhet të shërbejnë për të parë cila funksionojnë. “Qeveria duhet të shikojë mekanizma për financinmin e sektorit të energjisë, për sa kohë varen nga buxheti i shtetit”-nënvizoi Banka.

Sipas raportit, Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mbi 4 për qind në 2018. Zhbalancat e jashtme dhe fiskale janë përmirësuar, janë shtuar vendet e punës dhe borxhi publik është ulur. Megjithatë, kërkohet një ritëm më i shpejtë reformash strukturore për të ruajtur konsolidimin fiskal, zbutur rreziqet fiskale dhe përshpejtuar reformat në sektorin e energjisë për të mbrojtur qëndrueshmërinë fiskale. Përmirësimi i klimës së biznesit dhe zbatimit të ligjit mbeten prioritete te ndjekura nga rritja e investimeve në infrastrukturë dhe kapitalin njerëzor.

“Pavarësisht këtyre përmirësimeve, qëndrueshmëria e mëtejshme e rritjes do të kërkonte një ritëm më të shpejtë reformash strukturore dhe progresi për hyrjen në BE”, tha Maryam Salim, Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. “Duhen bërë përpjekje për të ruajtur konsolidimin fiskal, zbutur rreziqet fiskale dhe përshpejtuar reformat në sektorin e energjisë në mënyrë që të mbrohet qëndrueshmëria fiskale. Përmirësimi i klimës së biznesit dhe zbatimit të ligjit mbeten prioritete te ndjekura nga rritja e investimeve në infrastrukturë dhe kapitalin njerëzor”.

Punësimi

Pavarësisht një rritjeje më të fortë, në rajon po krijohen më pak vende të reja pune, që pasqyron një dinamizëm të kufizuar në sektorin privat. Në vitin 2018, në Ballkanin Perëndimor janë krijuar vetëm 96.000 vende të reja pune, kryesisht në industri dhe shërbime, në krahasim me 171.200 vende të reja pune në vitin 2017. Papunësia pësoi rënie në vitin 2018, por mbetet e lartë, sidomos për gratë dhe të rinjtë. Në disa vende, kjo rënie ka ardhur si pasojë uljes së pjesëmarrjes në forcat e punës dhe rritjes së emigracionit, dhe jo nga krijimi i vendeve të reja të punës. “Politikëbërësit në rajon duhet të zbatojnë reforma qëtë arrihet një rritje e qëndrueshme dhe përshpejtohet krijimi i vendeve të reja të punës,” - tha Linda Van Gelder, Drejtoreshë Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Reformat

Rritja e pagave dhe pensioneve në sektorin publik ka qenë një faktor kryesor i rritjes në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, ndërkohë që investimet private dhe publike kanë nxitur rritjen në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Rritja e eksporteve në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut kanë ndihmuar gjithashtu në rritjen e tyre ekonomike. Por investimet e huaja të drejtpërdrejta kanë vijuar të kenë ritme të ngadalta.

Në këto kushte, sipas raportit, është jetike për vendet e Ballkanit Perëndimor të çojnë përpara reformat për t’i zbutur risqet dhe pakënaqësinë publike në rritje. Fushat e reformës që mund të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit, nxisin rritjen dhe krijojnë vende të reja pune përfshijnë: politikën e konkurrencës; tatimin e punës; tatimin mbi të ardhurat personale; diversifikimin e sektorit financiar; eksportet; dhe marrëdhëniet ekonomike.

Raporti sheh edhe vështirësitë lidhur me kapitalin njerëzor në rajon. Nëse mbeten të pazgjidhura, këto vështirësi do t’i kufizojnë shumë perspektivat për rritje ekonomike dhe ulje të varfërisë.

Për shembull, investimi i pakët për zhvillimin në fëmijërinë e hershme çon në rezultate të dobëta në arsimin fillor dhe të mesëm në disa vende, ku sistemet arsimore shpesh nuk u japin nxënësve aftësitë për të cilat kanë më së shumti nevojë punëdhënësit. Programet e përgjithshme të asistencës sociale shpesh nuk arrijnë familjet e varfra dhe të pambrojtura, ndërkohë që sistemet shëndetësore nuk janë në gjendje t’i përgjigjen rritjes së sëmundjeve jo ngjitëse. Të larta mbeten edhe shpenzimet private individuale për shëndetin.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale