Banka e Shqipërisë, interesat e
depozitave bien me 40% nga 2014

Banka e Shqipërisë, interesat e<br />depozitave bien me 40% nga 2014
TIRANE- Pas një rritjeje të lehtë në muajin maj, normat e interesave të depozitave kanë zbritur përsëri në nivelet më të ulëta historike, duke ofruar marzhe shumë të ulëta fitimi për depozituesit. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e depozitave me afat maturimi 1 vjeccar në sistemin tonë bankar rezulton 1.45%, thuajse 40% më e ulët nga janari i vitit 2014.

Në janar të këtij viti, depozitat me afat maturimi një vjeçar shënuan vlerën më të ulët prej 1.42%. Më të ulëta rezultojnë nivelet e depozitave në euro, mesatarja e të cilave në qershor ka arritur në nivelin 0.39%, me rënie prej 73% nga janari 2014. Në minimume historike gjenden edhe normat e interesave të bonove të thesarit të Qeverisë, fakt që bashkë me rënien e interesave të depozitave, ofron përqindje mjaft të ulëta fitimi për të gjithë individët që duan të përfitojnë prej kursimeve të tyre.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Është ndarë prej bashkëshortit? Françeska Murati tregon si qëndron e vërteta

Është ndarë prej bashkëshortit? Françeska Murati tregon si qëndron e vërteta