Banka e Shqipërisë: Kreditimi në
monedhën vendase u rrit me 7.5%

Banka e Shqipërisë: Kreditimi në<br />monedhën vendase u rrit me 7.5%
Banka e Shqipërisë evidenton se kreditimi në monedhën vendase lek, ka shfaqur ritme vjetore rritjeje prej 7.5% në tremujorin e dytë te ketij viti.

Ecuria pozitive e kredisë në lekë ka ndikuar në rritjen në 42.5% të peshës së këtij portofoli ndaj totalit, një peshë kjo 2.5 pikë përqindje më e lartë se në muajin maj të një viti më parë. Sipas BSH-së, kreditimi në valutë u tkurr me 0.7% në terma vjetore.

Dobësia e kreditimit në valutë është diktuar si nga ndërgjegjësimi i agjentëve ekonomikë për rrezikun e kursit të këmbimit, ashtu dhe nga orientimi i kërkesës për kredi për investime në lekë. Kjo e fundit është favorizuar nga ngushtimi i dukshëm i diferencës së normave të interesit të kredisë në lekë, krahasuar me atë në euro. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Aksident te mbikalimi i Shkozës, furgoni përmbyset në mes të rrugës

VIDEOLAJM/ Aksident te mbikalimi i Shkozës, furgoni përmbyset në mes të rrugës