Banka e Shqipërisë, performanca
sipas fitimit për vitet 1993 - 2015
Banka e Shqipërisë është banka qendrore e vendit tonë, dhe vepron në bazë të dispozitave të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997. Ajo është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj.
Këto janë të dhënat e fundit mbi nivelin e fitimit të transferuar nga Banka e Shqipërisë në buxhetin e shtetit në vitin 2014 dhe parashikimet për vitin 2015. Banka e Shqipërisë është banka qendrore e vendit tonë, dhe vepron në bazë të dispozitave të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997. Ajo është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj.
Kapitali i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga fondi i themelimit, i cili është 750 milionë lekë dhe fondi i rezervës së përgjithshme, që është 500% i fondit të themelimit. Fitimi neto i Bankës së Shqipërisë llogaritet pasi të zbriten nga të ardhurat, shpenzimet e bëra për vitin financiar në fjalë. 25% e këtij fitimi kalon në fondin e rezervës së përgjithshme ndërsa pjesa tjetër e mbetur nga fitimi neto do të përdoret për të kompensuar letrat me vlerë që i janë dhënë Bankës së Shqipërisë.
Fitimi neto, që mbetet pasi bëhen zbritje fondi i rezervës së përgjithshme dhe kompensimet e lartpërmendura, kalon në të ardhurat e buxhetit të shtetit brenda katër muajsh pas mbylljes së vitit financiar.
Në vitin 2014, Banka e Shqipërisë ka transferuar në buxhetin e shtetit 1,9 miliard lekë, rreth 58% më pak se në vitin 2013. Për vitin 2015, është parashikuar që në buxhetin e shtetit do të transferohen nga fitimi i Bankës së Shqipërisë vetëm 62 milion lekë. Kjo është dhe vlera më e vogël e fitimit të Bankës së Shqipërisë të parashikuar për tu transferuar në buxhetin e shtetit që prej vitit 1993.
Parashikimet e këtij viti, si dhe ato për vitin 2016-2017 janë nën nivelin e pritshëm të këtij zëri në Kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal 2015-2017. Fitimi i transferuar nga Banka e Shqipërisë në buxhetin e shtetit zë një pjesë të vogël të të ardhurave totale buxhetore. Në vitin 2014, fitimi i transferuar në buxhet kishte një peshë prej 0.53% ndaj totalit të të ardhurave buxhetore.
Kjo vlerë prej 0.53% përfaqëson dhe peshën më të ulët që ka zënë fitimi i transferuar nga Banka e Shqipërisë në buxhet që prej vitit 1993. Në vitin 2015, është parashikuar që kjo peshë të jetë akoma dhe më e papërfillshme, me vetëm 0.015% të totalit të të ardhurave buxhetore.
Marrë nga Open Data AlbaniaRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
30.6%
-
Të gabuar
56.8%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1967
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani
17 Maj, 22:48
-
‘Ishte shumë traumatike’, Amos Zaharia flet për herë të parë për divorcin e motrës së tij: Koha rregullon çdo gjë
17 Maj, 22:40
-
'Skënderbeun e trajtuam si një derbi', Orges Shehi: Fanella e Partizanit peshon shumë
17 Maj, 22:38
-
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
17 Maj, 22:36
-
Gjirokastra në festë, turistët kërcejnë nën tingujt e muzikës shqiptare
17 Maj, 22:35
-
'Partizani e meritoi fitoren', Ivan Gvozdenovic: Për Skënderbeun ky ishte maksimumi
17 Maj, 22:24
-
Zelensky nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit me burg të shërbejnë në ushtri
17 Maj, 22:19
-
Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë! Martohen të dielën veshur me vello dhe bekuar nga dy pastorë
17 Maj, 22:19
-
Sopranoja Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, Rama: Krenar për shqipet
17 Maj, 22:05
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
17 Maj, 21:58
-
Final 4/ Partizani është finalisti i parë për titullin kampion, mposht 1-0 Skënderbeun në 'Air Albania'
17 Maj, 21:55
-
‘Fotoja ime me autorin që vrau policin në Fier ka 3 vite’, Luan Baçi reagon ndaj deklaratave të Felajt: Shfrytëzove mungesën time në seancë, gënjeve
17 Maj, 21:23