Borxhi i Jashtëm Bruto (ku përfshihet borxhi publik dhe ai privat) u shtua gjatë vitit të kaluar me 3 për qind ose 228 miliardë euro. Banka e Shqipërisë raportoi se në fund të muajit dhjetor të vitit 2016 Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë shënoi rreth 7.86 miliardë euro.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit stoku i BJB u rrit me rreth 7 milionë euro, ndërsa zgjerimi vjetor shënon 228 milionë euro. Në rreth 77% të vëllimit, BJB është në trajtën e borxhit afatgjatë, kryesisht në formën e huave të zotëruara nga Qeveria e Përgjithshme. Borxhi afatshkurtër zotërohet kryesisht nga Bankat.
Sektori i Qeverisë së Përgjithshme mban peshën kryesore në stokun e BJB-së. Në harkun kohor të një viti, borxhi i jashtëm i këtij sektori është zgjeruar me 4% dhe në fund të muajit dhjetor 2016 shënon 3,401 milionë euro. Borxhi i Qeverisë së Përgjithshme përbëhet nga huatë afatgjata, obligacionet dhe dëftesat.
Teprica e huave afatgjata u rrit me rreth 170 milionë euro, ndërsa ajo e obligacioneve është ulur me 30 milionë euro – si pasojë e blerjes së obligacionit të emetuar nga sektorë rezidentë.
Huatë e Qeverisë së Përgjithshme përfaqësohen nga huatë e tërhequra pas viteve ’90 dhe ato të riskeduluara, të cilat vazhdojnë të jenë të negociueshme midis palëve. Në fund të periudhës, huatë e riskeduluara përfaqësonin 1% të stokut të huave afatgjata të këtij sektori.
Stoku i borxhit të Autoritetit Monetar ose Bankës së Shqipërisë ra përgjatë vitit me rreth 17%, në reflektim të shlyerjeve të huave të garantuara nga Qeveria dhe në fund të muajit dhjetor 2016 shënon 63 milionë euro.
Në masën më të madhe ky borxh përbëhet nga alokimet e SDR-së (93%), ndërsa huatë afatgjata të akorduara nga FMN-ja zënë rreth 7%. Në fund të periudhës, stoku i borxhit të jashtëm bruto të Sistemit Bankar shënon rreth 1,350 milionë euro, në zgjerim me 69 milionë euro referuar fund vitit 2015.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com