Banka e Shqipërisë i blen
63 mln USD borxh qeverisë

Banka e Shqipërisë i blen <br />63 mln USD borxh qeverisë
TIRANE - Në përpjekje për të frenuar rritjen e kostos së borxhit, qeveria shqiptare ka thirrur për ndihmë bankën qendrore, e cila duket se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së saj. Në një njoftim zyrtar të ministrisë së Financave bëhet e ditur se më datë 29 maj do të zhvillohet ankandi i fundit për muajin në vazhdim lidhur me letrat me vlerë të qeverisë, gjatë të cilit parashikohet të shiten 13.3 miliardë lekë bono me afat njëvjeçar maturimi dhe 3.4 miliardë lekë bono tremujore. Banka e Shqipërisë ka marrë përsipër të blejë 100 për qind të sasisë së bonove tremujore, me 3.4 miliardë lekë, ndërkohë që 3.5 miliardë lekë të tjera do t’i shpenzojë për të blerë bono 12-mujore, theksohet në të njejtin njoftim nga Financat.

Në total, janë rreth 62.7 milionë dollarë amerikanë, sipas kursit zyrtar aktual të këmbimit, që do të dalin nga thesari i Bankës qendrore, për të hyrë në atë të Ekzekutivit.

Kjo masë duhet të ndihmojë në frenimin e rritjes së interesit të bonove të thesarit dhe obligacioneve qeveritare, pasi në ankandet e fundit është arritur në interesa vjetore rekord, deri në 9.6 për qind për obligacionet 5-vjeçare, edhe si pasojë e tërheqjes së bankave të nivelit të dytë nga blerja e borxhit qeveritar. Kjo ka ndikuar në rritjen e shpejtë të kostos së borxheve, ndërkohë që të ardhurat buxhetore kanë shënuar ritme të ulta rritjeje gjatë tre-katër viteve të fundit.

Disa vite më parë, BSH pranoi të blinte Hotel Dajtin, pronë shtetërore, për një shifër kolosale prej 30 milionë eurosh, që kaloi në buxhet, ndërkohë që ende nuk ka nisur asnjë punim ristrukturimi në këtë objekt.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës