Banka e Shqipërisë kërkon rishikim të skemës së pensioneve, rrezik për financat publike! Zv/ Guvernatorja ep opinionin për pr/buxhetin 2025 tek 'Ekonomia'

TIRANË - Banka e Shqipërisë është e pranishme sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për të dhënë opinionin e saj për projekt-buxhetin e vitit 2025. Zëvendës-guvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh në komision se Banka kërkon një rishikim të skemës së pensioneve, pasi përbën rrezik për financat publike për shkak se popullsia po plaket dhe ka emigruar fuqia punëtore.

'Kërkojmë rishikim të skemës së pensioneve, përbën rrezik për financat publike. Skema e pensioneve po sfidohet fort nga ndryshimet demografike, plakja e popullsisë dhe emigrimi i krahut të punës. Mbështesim qeverinë në një skemë të re në përputhje me skemat e BE-se. Skemën e pensioneve duhet t'a rishikojmë sepse bëhet rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike.'

Po për skemën e pensioneve drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli theksoi se fillimisht duhet të analizohet informaliteti pasi është në parametra të larta.

“Ka një shkallë të lartë informaliteti sa i takon deklarimit të pagave. Në gjykimin tonë përpara se të eksplorohen parametrat e reja të sistemit të pensioneve do të ishte e udhës të kuptoheshin drejt përmasat e këtij informaliteti, në mënyrë që të mos devijojnë parametrat e skemës së re. Jemi nga të paktat vende që në momentin që qeveria rrit pagën minimale, ne na rritet edhe numri i punonjësve sepse bizneset kanë shumë punonjës me paga të larta dhe nuk i raportojnë”, u shpreh drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Zhvlerësimi i euros, BSH: Po bëjmë analiza për të ndërhyrë për të ndaluar rënien e shpejtë

Banka e Shqipërisë po analizon zhvlerësimin e monedhës evropiane për pasojat që mund të sjellë në ekonomi një zhvlerësim i mëtejshëm dhe me ritëm të shpejtë.

Zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi tha në Komisionin e Ekonomisë që po analizohet situata për të propozuar masa për të ndaluar rënien e shpejtë të euros.

“Banka e Shqipërisë bashkohet me shqetësimin e zhvlerësimit të euros, më shumë se për zhvlerësimin shqetësimi është për ritmin e zhvlerësimit pasi mund të shkaktojë dëme ekonomike. Ndërsa në afatgjatë ne jemi duke parë për të bërë analiza shumë të hollësishme se çfarë i sjellë ekonomisë shqiptare një zhvlerësim i shpejtë. Për ne është problem ritmi i shpejtë i zhvlerësimit, dhe ne po e analizojmë dhe të propozojmë një rrugë se si mund të ngadalësohet ritmi i rënies”, shprehet Minxhozi.

Prej vitit 2022, kur nisën të reflektohen luhatjet e para të kursit të këmbimit, e deri më sot monedha evropiane është zhvlerësuar fort përballë monedhës kombëtare lek. Nëse në janar të vitit 2022 euro këmbehej me 122 deri në 127 lekë, sot ajo po këmbehet me 98 lekë, me një zhvlerësim prej afro 30%.

Ora 10:21
Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit

1731663235_jg.jpg

 

Industria fason ka humbur 230 milionë euro deri në fund të muajit shtator krahasuar me vjet vetëm si rezultat i zhvlerësimit të kursit të këmbimit. Por banka e Shqipërisë thotë se këto biznese duhet ta kishin planifikuar në planet e tyre të biznesit rrezikun e kursit të këmbimit.

Zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi tha se është koha që këto subjekte të ndryshojnë modelin e tyre të të bërit biznes.

“Ato duhet ta konsiderojnë kursin e këmbimit si rrezik në planin e tyre të biznesit. Ne u kemi sugjeruar që të shikojnë drejt të ardhmes dhe të rishikojnë planet e tyre. Industria fason e ka nisur aktivitetin mbi krahun e lirë të punës, dhe rreziku nga mungesa e punësimi është më i madh se rreziku që ju vjen nga kursi i euros. Ato duhet të ndryshojnë modelin e biznesit”, tha Minxhozi.

Ndërsa drejtori Erald Themeli sqaroi se nëse Banka e Shqipërisë do të ndërhynte në kurs për ta stabilizuar në mënyrë që bizneset të fitonin më shumë, ekonomia do të dëmtohej pasi do të rriteshin interesat dhe inflacioni.

“Ne do të na duhej të kishim një normë bazë interesi në 10% nëse do të ndërhynim në kursin e këmbimit për ta stabilizuar atë që tu rrisnim fitimet bizneseve. Po ashtu po të ndërhynim në kurs do të kishim një inflacion 2 shifror ende dhe shumë larg objektivit tonë.  Zhvlerësimi ka ndikuar në rënien e borxhit, ka ulur çmimet e importit, bizneset kanë përfituar terma më të mira financimi pasi interesat kanë qenë të qëndrueshme”, tha Themeli.

Gjatë këtij 9 mujori biznesi fason ka shitur jashtë vendit 170 milionë euro më pak se vjet, dhe ka importuar nga jashtë 60 milionë euro më pak se në 2023.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noc Rroku: 15/11/2024 18:22

    Është e zgjidhur .... Kush s'ka paguar sigurime në vitet që duhen ,,,s'ka çfar mutin të marrë... Hiç kontribute dhanë një HIÇ të madh të marrin ..dhe s'ka asnjë rrezik..... POR piramida Ridvan sejko do me kthy për hatër të shefi tmodh që tha pension për të gjithë, dhe ISSH në piramidë votash....kaq e thjeshtë...

    Përgjigju
  • Tani: 15/11/2024 13:27

    Ptu..hajdut te shqiperise. Te gjith ju bordi bankes duhet te dorhiqeni pa skandalit te mikrokredive Hajduta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave