Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit
Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi

Industria fason ka humbur 230 milionë euro deri në fund të muajit shtator krahasuar me vjet vetëm si rezultat i zhvlerësimit të kursit të këmbimit. Por banka e Shqipërisë thotë se këto biznese duhet ta kishin planifikuar në planet e tyre të biznesit rrezikun e kursit të këmbimit.
Zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi tha se është koha që këto subjekte të ndryshojnë modelin e tyre të të bërit biznes.
“Ato duhet ta konsiderojnë kursin e këmbimit si rrezik në planin e tyre të biznesit. Ne u kemi sugjeruar që të shikojnë drejt të ardhmes dhe të rishikojnë planet e tyre. Industria fason e ka nisur aktivitetin mbi krahun e lirë të punës, dhe rreziku nga mungesa e punësimi është më i madh se rreziku që ju vjen nga kursi i euros. Ato duhet të ndryshojnë modelin e biznesit”, tha Minxhozi.
Ndërsa drejtori Erald Themeli sqaroi se nëse Banka e Shqipërisë do të ndërhynte në kurs për ta stabilizuar në mënyrë që bizneset të fitonin më shumë, ekonomia do të dëmtohej pasi do të rriteshin interesat dhe inflacioni.
“Ne do të na duhej të kishim një normë bazë interesi në 10% nëse do të ndërhynim në kursin e këmbimit për ta stabilizuar atë që tu rrisnim fitimet bizneseve. Po ashtu po të ndërhynim në kurs do të kishim një inflacion 2 shifror ende dhe shumë larg objektivit tonë. Zhvlerësimi ka ndikuar në rënien e borxhit, ka ulur çmimet e importit, bizneset kanë përfituar terma më të mira financimi pasi interesat kanë qenë të qëndrueshme”, tha Themeli.
Gjatë këtij 9 mujori biznesi fason ka shitur jashtë vendit 170 milionë euro më pak se vjet, dhe ka importuar nga jashtë 60 milionë euro më pak se në 2023.
Lajmi kryesor:
Banka e Shqipërisë kërkon rishikim të skemës së pensioneve, rrezik për financat publike! Zv/ Guvernatorja ep opinionin për pr/buxhetin 2025 tek 'Ekonomia'
E.Gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesë e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, lihen në burg 5 kolumbianet! Dëshmia në gjykatë: Nuk e dinim se ishte vepër penale në Shqipëri
24 Mars, 13:26
-
Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Zbardhet dëshmia e vajzës: Shkova te shtëpia e shoqes, më pas ajo thirri edhe dy djem
24 Mars, 12:41
-
Në Laknas ‘shtëpi bari’ si në Londër! Në burg dy vëllezërit e kthyer nga Anglia dhe elektriçisti! Bokset e muzikës shmangën zhurmën, aspiratori largonte aromën
24 Mars, 12:17
-
Sherr me sende të forta mes dy shoferëve në Kamëz, njëri përfundon në spital, tjetri në kërkim! Qëllohet me armë në ajër
24 Mars, 11:13
-
Do shiste pistoletën në Tiranë, arrestohet i riu! Nis hetimi edhe për një 23-vjeçar
24 Mars, 09:15
-
Kreu manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës, gjobitet drejtuesi i kamionit
24 Mars, 09:01
-
Nesër ndeshja Shqipëri - Andorra/ Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen
23 Mars, 18:16
-
'Veri - Jug' sjell reportazhin ‘Pranverë në Prezë’, këshillat e dy agronomëve për fermerët
23 Mars, 14:48
-
Tiranë/ Operacioni policor “Two”, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg
23 Mars, 13:42
-
Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja 44-vjeçare në Tiranë
23 Mars, 13:16
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'
23 Mars, 10:58
-
SPECIALE/ Për herë të parë pianistët shqiptarë përballen me ata të huaj! Konkursi ndërkombëtar 'Unë e adhuroj Shopenin' nxjerr në pah mangësitë
23 Mars, 08:29