TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vendosur të shtyjë deri më 31 mars 2021 masat lehtësuese për bankat e nivelit të dytë duke ju dhënë mundësinë që të ristrukturojnë kreditë e klientëve në vështirësi si pasojë e pandemisë COVID-19.
Afati i kaluar ka përfunduar në 31 dhjetor të vitit 2020, por me kërkesë të Shoqatës së Bankave që këto masa lehtësuese të shtyheshin Këshilli Mbikëqyrës i bankës qendrore ka marrë vendim pozitiv. Masat lehtësuese e lëna në fuqi për këto tre muaj konsistojnë në zgjatjen e afatit për pagesën e kredisë për ata klientë biznes apo individë që kanë vështirësi me likuiditetin dhe e kanë të pamundur shlyerjen në kohë të kësteve të kredisë.
Po ashtu bankat do të kenë mundësinë që nëpërmjet një marrëveshje që mund të arrijnë me klientin që ka vështirësi paguese të ndryshojnë edhe kushtet e kredisë ku përveç afatit mund të përfshihet edhe ndryshimi i normës së interesit, shtyrje e kamatëvonesave, komisioneve apo edhe marrje e garantuesve të rinj në kontratën e kredisë.
Edhe pse bankat gjatë vitit të vështirë të pandemisë kanë marrë përsipër një pjesë të barrës së kostove të qytetarëve dhe bizneseve, duke iu shkaktuar rënie të fitimit me mbi 20%, ata përsëri kërkuan që banka qendrore t’ju jepte mundësinë të vazhdonin me masat lehtësuese.
Nga ristrukturimi i kredisë deri në fund të dhjetorit 2020 përfituan mbi 25 mijë klientë bankarë. Ndërsa po ashtu këshilli mbikëqyrës ka vendosur të pezullojë deri më 31 dhjetor të këtij viti edhe shpërndarjen nga ana e bankave të fitimit të vitit 2020 dhe të fitimit që do të realizohet gjatë vitit 2021.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra
23 Janar, 17:35
-
Banka e Shqipërisë, skemë të re kredish për bizneset! ‘Të vegjlit’ e marrin me 3.5%! Deri në 250 mijë euro, vetëm për investime
20 Janar, 16:48
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07