TIRANE- Banka NBG Albania është bërë pjesë e fushatës Shqipëria Dhuron duke mbështetur disa aktivitete në qytete të ndryshme të vendit.
Në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore në Gjirokastër, Banka NBG Albania ndau dhurata për 50 nxënësit e dalluar në festën e tyre të fundvitit.
Në vijim të aktiviteteve në këtë qytet, u shpërndanë pako me ushqime për familjet në nevojë dhe dhurata për fëmijët jetim në qendrën Vatra e Ngrohtë.
Këto aktivitete u zhvilluan nën slloganin “Gjirokastra Dhuron”, në bashkëpunim me Shërbimin Social Rajonal dhe Prefektura Gjirokastër.
Në Berat, nën moton Banka NBG Dhuron, u shpërndanë ndihma dhe dhurata për përsonat me aftësi të kufizuara.
Nismës iu bashkua dhe stafi i bankës, i cili me kontribut tërësisht vullnetar përgatiti pako me ushqime dhe veshje të cilat gjithashtu u shpërndanë në një aktivitet të organizuar në bashkëpunim me Shërbinin Rajonal dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, nën kujdesin e ministrit Erion Veliaj.
Kontributi në këtë fushatë i Banka NBG Albania do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
/Shqiptarja.com