Banka Qëndrore Europiane jep 750 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit në ekonomi

Banka Qëndrore Europiane jep 750 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit në ekonomi

Banka Qendrore Europiane aktivizoi një paketë të ndihmës, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit. Me këto para do të paguhen borxhet e qeverive dhe kompanive në vendet e Eurozonës

Shefja e BQE-së, Christine Lagarde, tha se ky institucion do të bëjë gjithçka të mundur për të mbështetur euron në “këto kohë të jashtëzakonshme”. Lagarde shkroi se angazhimi i institucionit që ajo drejton, në këtë situatë, nuk ka limite.

OBSH-ja e shpalli tani Europën epiqendër të shpërthimit të koronavirusit, i cili për herë të parë është shfaqur në Kinë, në fund të vitit të kaluar. Mbi 8,800 njerëz në botë kanë humbur jetën si pasojë e tij. Shumë vende janë izoluar, duke mbyllur shkollat, bizneset jothelbësore dhe kufijtë. Njoftimi i Lagardes vjen pasi këshilli drejtues i Bankës Qendrore Evropiane zhvilloi bisedime urgjente, përmes telefonit, të mërkurën vonë.

Në ditët e fundit, Banka Qendrore Evropiane është kritikuar për mungesë veprimesh të mjaftueshme për të mbështetur Eurozonën, në krahasim me hapat që i kanë ndërmarrë Shtetet e Bashkuara. Të dielën, Rezervat Federale në SHBA kanë ulur normat e interesit gati në zero dhe kanë aktivizuar një program stimulues në vlerë prej 700 miliardë dollarësh.


Lajmi kryesor:

Italia ia kalon Kinës me viktimat! 427 të vdekur në 24 orë! Trump: Koronavirusin do ta luftojmë me ilaçin e malaries! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë