Familja Troka është ngujuar ditën e sotme në banesë, ne pallatin pas 9-katesheve ne Tirane, duke kërcënuar se do i vendosin flakën. Shkak është bërë ndërhyrja e Përmbarimit për të sekuestruar banesën, pasi kjo familje ka një kredi të pashlyer në një bankë të nivelit të dytë. Një pjesë e anëtarëve, u ngujuan në banesë, e ndërsa kryefamiljari u shoqërua nga policia.
E gjithë zona ishte e rrethuar nga forca të shumta policie e ndërsa rreth orës 15:00 të gjithë familjarët janë nxjerrë jashtë, duke u shoqëruar për në komisariat.
Familja pretendon se ata nuk e kanë lënë banesën si kolateral, po biznesin e tyre një fermë në qytetin e Lushnjës. Historia e kësaj familjeje nuk është e panjohur, pasi në datën 11 shkurt të këtij viti, Blerina Troka ka kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni i katit të tetë, në tentativën e parë të përmbarimit për të sekuestruar banesën.
Komente












Shuqyr që i kanë borxh bankës se po ti kishin ndonjë personi ky i fundit nuk do i merrte kurrë lekët dhe mund edhe ta qërronin.. Prandaj mos jepni kurrë borxh as dhe 5 euro!!!!!!!! Sot ka banka! Kush do borxh të shkojë në bankë sespe pastaj ua tregon ajo po nuk i kthyen lekët. Hahahahahaha!
PërgjigjuSipas mendimit tat i bie që kta të kthehen në Lushnjë nga ikën, n katund të tyre sepse atje e kan venin. Atehere duhet me kthy gjith katnart dhe te instalohet perseri rregulli i pasaportizimit?