Në një ceremoni të posaçme, ditën e djeshme u inauguruan ambientet e reja të degës së Bankës Societe Generale Albania në qytetin e Sarandës. Të ftuar të veçantë të kësaj ceremonie ishin Nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Sarandës, Kristaq Kiço si dhe shumë klientë dhe të ftuar të kësaj dege.
 
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Societe Generale Albania, Frederic  Blanc nënvizoi zhvillimin e vazhdueshëm të degës së Bankës që në qershor të vitit 2004 në mbështetje të individëve, bizneseve të vogla dhe bizneseve korporate për qytetin e Sarandës.

sr
 
“Nuk është rastësi aplikimi i detajeve që ju do të shihni këtu. Kujdes i veçantë dhe mendim i thellë është investuar në këtë hapësirë. Një degë nuk është thjesht një zyrë, është një shtëpi për të gjithë ata që kanë nevojë për një mik besnik, për një partner të sinqertë, një këshillues në kohë të vështira dhe një shpatull ku të mbështeten, kur ide brilante duhet të ngrihen dhe zhvillohen", tha ai.
 
Ceremonia u zhvillua në një ambient të ngrohte dhe miqësor. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com