Huaja bankare për ekonominë në periudhën nëntor 2017-nëntor 2018 ka shënuar rënie me 3.5%, teksa stoku ka zbritur nga 554 miliardë lekë, në 534.8 miliardë lekë, njoftoi dje Banka e Shqipërisë. Efektin më të madh në këtë tkurrje e ka dhënë kredia në valutë për bizneset, që është tkurrur me 5.3% me bazë vjetore, ku efekt ka dhënë dhe zhvlerësimi i euros. Por, në rënie është dhe huaja në lekë për bizneset, që është reduktuar me gati 4% me bazë vjetore. Ndërkohë, kredia për individët në lekë ka përjetuar një zgjerim prej gati 10 përqindësh.
Megjithatë, stoku i kredisë në total shënoi rritje prej 2.3 miliardë lekësh (0.4%) në krahasim me tetorin. Rritja në nëntor ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të huasë në lekë për korporatat, që është zgjeruar me 0.9% në raport me muajin e mëparshëm ndërsa ajo në valutë ka rezultuar me rënie. Ecuri pozitive ka shënuar dhe kredia për individë, sërish në lekë, që është rritur me 0.5% me bazë mujore.
Nga ana tjetër, depozitat bankare në fund të muajit nëntor arritën në 979 miliardë lekë, sipas statistikave të BSH. Në krahasim me tetorin, depozitat ranë me 4 miliardë lekë, ose 0.4%, si rrjedhojë e rënies së kursimeve të bizneseve dhe individëve si në lekë ashtu dhe në valutë. Ky është muaji i dytë që depozitat shënojnë rënie, pasi ato ishin rimëkëmbur lehtë në periudhën e verës, të ndikuara kryesisht nga valuta që sjellin emigrantët në sezonin e pushimeve.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor, 16:19
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor, 16:56
-
Më shumë borxhlinj sesa kursimtarë! Në 9 muaj depozitat e shqiptarëve u rritën me 527 mln euro! Janar-shtator, biznese e qytetarë morën 647 mln euro kredi
10 Nëntor, 17:20
-
Historia pas aktit ekstrem të nënës së 2 fëmijëve në Durrës
24 Tetor, 13:21
-
Bum kërkesash për kredi, por rekord refuzimesh nga bankat! 1 në 4 aplikime nuk pranohet
5 Tetor, 20:38
-
Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Këshilli Mbikëqyrës miraton rregulloren për mikrofinancën! Sejko: S’ka kredi pa analizë financiare
2 Tetor, 17:01
-
Fier/ U merrnin kartat ID dhe aplikonin për kredi në emër të qytetarëve, 2 të arrestuar! Ja si funksiononte skema (EMRAT)
2 Tetor, 11:55
-
Pronat e patundshme rrëmbejnë 25% të investimeve të huaja në Shqipëri, nuk ‘ndalet’ as kredia për blerje pronash
28 Shtator, 19:27
-
Korriku uli fuqinë e “borxhlinjve” për të paguar këstet! Rriten kreditë e këqija
10 Shtator, 15:31
-
Mikrokreditë, Sejko: Rregulla strikte për këdo që do hua, 18-vjeçarët nuk do të lejohen të marrin kredi! Ulim komisionet dhe interesat
5 Shtator, 14:07
-
Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet
5 Shtator, 07:41
-
Më shumë kredi në lekë, qytetarë e biznese ‘braktisin’ euron! ‘Pjesa e luanit’, borxh për prona të patundshme
29 Gusht, 13:54