Grabitja me armë zjarri e bankës së nivelit të dytë të hënën te Komuna e Parisit, ku u morën rreth 60 mijë euro, zgjati vetëm 3 minuta dhe më pas autori i dyshuar u largua me monopatinë.

Policia ka krijuar dyshime për një person, i cili mendohet se e kishte vëzhguar bankën përpara ngjarjes, por ende nuk ka prova për përfshirjen e tij.

Sipas hetuesve, autori kishte informacion të saktë për vendndodhjen e parave, ç’ka ka ngritur dyshime se mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, përfshirë edhe punonjës të bankës.

Një tjetër pistë hetimi është mundësia që i njëjti person të ketë kryer edhe grabitjen e një tjetër banke në muajin qershor, jo shum larg nga aty.

Dyshimet bazohen te fakti se në të dyja rastet, autori ka humbur gjurmët në të njëjtin vend. Megjithatë, kjo pistë mbetet ende për t'u verifikuar.