Ndërsa gëzojnë një situatë shumë të mirë likuiditeti, bankat shqiptare po e zgjedhin gjithnjë e më shumë kreditin e bizneseve jashtë Shqipërisë dhe financimin e borxhit qeveritar.
Sipas treguesve zyrtarë të Bankës së Shqipërisë, stoku u kredisë për bizneset jo rezidentë është dyfishuar dy vitet e fundit duke arritur një total prej 720 milionë eurosh. Kjo kredi jashtë kufijve është dhënë kryesisht në Kosovë.
Ndërkohë që financimi i borxhit qeveritar mbetet prej kohësh aktiviteti i parapëlqyer i bankave tregtare.
Në dy muajt e parë të vitit, oferta për blerjen e bonove të thesarit nga ana e bankave ka qenë dy herë më e lartë se sasia e bonove të hedhura në treg. Kjo ka bërë që interesat e bonove të thesarit t’i kthehen përsëri trendit rënës në vlera minimale historike.
Një prej motiveve kryesore që nxit bankat të kreditojnë bizneset jashtë kufijve është rënia e kërkesës për kreditim nga kompanitë e mëdha shqiptare, por edhe interesat e larta që ofron tregu kosovar.
Vetë Banka e Shqipërisë thotë në raportin e fundit për tendencat në kreditim se në muajt tetor-nëntor 2016, ritmet e rritjes së kredisë për biznese u ngadalësuan në 2.3%, të ndikuara si nga një ofertë e shtrënguar për kredi, ashtu edhe nga një kërkesë e dobët.
Bankat vazhdojnë të tregohen të shtrënguara në dhënien e huave të reja kryesisht prej nivelit të lartë të kredive të këqija, ndërkohë që edhe biznesi nga ana e vet ka ulur kërkesën.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO