Bankat, rriten depozitat e
shqiptarëve në lekë gjatë prillit

Bankat, rriten depozitat e<br />shqiptarëve në lekë gjatë prillit
Depozitat në sistemin bankar kanë shënuar një rritje të lehtë në muajin prill, duke u zgjeruar me 981 milionë lekë, për të arritur në 999 miliardë lekë. Ky përmirësim vjen pasi kursimet e bizneseve dhe individëve shënuan rënie për 4 muaj radhazi.

Ndryshe nga muajt e kaluar, kur ishin kursimet në valutë ato që orientonin rritjen e valutave në prill ka qenë leku që ka mbizotëruar.

Depozitat në lekë janë zgjeruar me 2.6 miliardë lekë me bazë mujore, apo me 0.5%, kryesisht si rrjedhojë e shtimit të kursimeve të korporatave financiare.

Megjithatë, kursimet me afat të individëve në lekë kanë vijuar tendencën rënëse që e kanë nisur prej shumë muajsh radhazi, që kur interesat e depozitave u ulën në vlera minimale (për kursimet 12 mujore ato janë rreth 1%).

Ndryshe nga kursimet në lekë, ato në valutë kanë shënuar tendencë rënëse, edhe si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros, që është monedha kryesore që ruhet valuta. Në prill rënia ishte me 1.6 miliardë lekë. Gjithsesi, depozitat në valutë vijojnë të zënë peshën më të lartë, me 52.3% të totalit. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët