Bankat, shtohen interesat
për kreditë me lekë
Kreditë në lekë kushtojn më shumë aktualish tpo t’i marrësh me afat shlyerjeje deri në gjashtë muaj, krahasuar me 4 vitet e fundit dhe më pak për afate mbi 5 vjet. Bankat kërkojnë më shumë interes për dollarin dhe euron afatgjatë
TIRANE- Kreditë që merren me dollarë amerikanë në Shqipëri për një afat deri në gjashtë muaj ofrojnë aktualisht normën më të ulët të interesit. Kjo del nga statistikat e Bankës së Shqipërisë, e cila ka bërë krahasimin e interesave mesatare të kreditimit, duke i krahasuar me vitet 2009, 2010, 2011 dhe tre muajt e parë të 2012-ës. Në muajin mars kredia afatshkurtër me USD jepej me 4.31% interes, ndërkohë që në euro kjo shifër ishte 7.26 për qind, raporton BSH. Por, kredia në monedhën kombëtare vijon të jetë më e kushtueshmja. Edhe në afat të shkurtër, interesi mbetet 12.68 për qind në vit në mars, ndërkohë që një muaj më parë, në shkurt të po këtij viti, shifra ishte shumë më e ulët: 9.91%. Rekordin e interesit kredia në lekë e arrin për afate shlyerjeje 1-3 vjeçare, me 14.21 për qind. Kjo, me sa duket, është kërkesa më e madhe aktualisht, që përfaqëson nevojat në rritje të bizneseve për kredi afatmesme, në kushtet e mungesës së likuiditetit. Megjithatë, në vitin 2009 kredia në lekë kishte një interes mesatar vjetor në masën 15.75% për afatet 1-3 vjet. Në të gjitha afatet, me përjashtim të kredisë afatshkurtër, kredia në lekë ka rënie të interesit.
Kredia në euro shfaq lëvizje të çrregullta të interesit. Interesi për kredi mbi pesë vjet është gati njësoj sa në 2009-ën, ndërkohë që kredia 3-5 vjet në monedhën evropiane ka rritje interesi, më të lartën e katër viteve të fundit. Ne afatet e tjera, interesat paraqiten kryesisht në rënie.
Edhe në rastin e dollarit, lëvizja është kaotike. Kredia jepet me interes shumë më të ulët se më parë, me 4.31 për qind për kredi gjashtëmujore, ndërkohë që kërcen në 10 për qind për kreditime mbi 5-vjeçare, duke shënuar edhe një nivel mjaft më të lartë se gjatë gjithë periudhës nga viti 2009 e këtej.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21