Në Bankers Petroleum janë bërë mbi 100 aplikime vetëm në 2 ditët e para të Panairit të Punës.

Më të interesuarit janë profesionistët e fushës dhe studentët e sapodiplomuar, që duan të zhvillojnë një karriere në standarde të larta dhe profesionale.Kompania Bankers ofron mundësi punësimi për të gjithë individët mbi bazë merite, kualifikimi dhe aftësie në profesionet teknike dhe në administratë.
 
Aplikantët kanë mundësi të përzgjidhen edhe me vonë në vendet vakante që mund të hapën, në përputhje me aftësinë dhe përvojën që kanë.
 
Bankers Petroleum është një kompani ndërkombëtare e kërkimit dhe prodhimit të naftës e angazhuar në zhvillimin e përgjegjshëm të aseteve të saj të naftës të nivelit botëror. Kjo kompani ka 1600 të punësuar duke e renditur në një nga punëdhëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri.
 
Gjatë 12 viteve të fundit Bankers ka ndërtuar një ekip teknik me përvojë, i cili përdor teknika të nivelit të lartë në nxjerrjen e naftës së rëndë dhe zhvillimin e Patos-Marinzës, vendburimi më i madh kontinental  i naftës në Evropë. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)