Rreth 150 punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë pastruar vullnetarisht bregdetin e Semanit, në Fier, duke dhënë kontribut për një mjedis më të pastër dhe të këndshëm. Punonjësit e Bankers mblodhën përgjatë vijës bregdetare të Semanit mbi 700 kg mbetje të ndryshme të cilat i depozituan më pas në vendet e posaçme të grumbullimit të mbeturinave. Zv/drejtori i Përgjithshëm kompanisë Luntao Chen tha se një iniciativë e tillë mjedisore është një përfitim për të gjithë.
“Bankers gjithmonë ka focus kontributin në komunitet dhe ky aktivitet pastrimi është në përputhje me gjithë përfshirjen tonë të përgjegjësisë sociale në rajonin e Fierit Një iniciativë e tillë mjedisore është një përfitim për të gjithë, nga banorët lokalë tek turistët ndërkombëtarë, të cilët mund të shijojnë bukurinë e këtij vendi dhe bregdetin e saj të mrekullueshëm” tha Luntao Chen zv/drejtori i Përgjithshëm kompanisë.
Ndër të tjera drejtori i përgjithshëm i kompanisë Bankers u shpreh shumë i lumtur për që kompania po kontribuon në nisma të tilla të cilat në të ardhmen shpreson që të jenë më të shpeshta.
“Jemi shumë të lumtur që kontribuojmë për nisma të tilla të suksesshme, si pastrimi i plazhit dhe presim me padurim më shumë nisma të tilla. Fushata e pastrimit të plazhit është pjesë e iniciativave të Bankers që rrisin ndërgjegjësimin mbi çështjet mjedisore“ Luntao Chen.
Pjesë e kësaj iniciative nuk ishin vetëm punonjësit vendas të kompanisë, por edhe të huajt, kryesisht nga Kanadaja dhe Kina, të cilët prej vitesh punojnë dhe jetojnë në Fier. Kompania naftënxjerrëse, e cila operon në zonën e Patos-Marinzës prej mëse 15 vitesh në fokusin e saj ka vazhdimisht mbrojtjen e mjedisit, por edhe angazhimin në komunitet.
Kta jane te pafytyre fare, e mbushin detin me mbetje duke i hedhur ne lum, e tani zbresin ne breg e bejne sikur pastrojne
Përgjigju