Trupi i pajetë i një personi, i gjetur të premten në zonën e grykëderdhjes së Semanit, vijon të mbetet i paidentifikuar. Për shkak të dekompozimit të avancuar, ekspertiza paraprake në morgun e Fierit nuk ka mundur të përcaktojë identitetin e viktimës.
Kufoma është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme, përfshirë analizën e ADN-së. Ekspertët do të përcaktojnë gjithashtu më saktë moshën, kohën dhe shkakun e vdekjes.
Sipas Policisë së Fierit, viktima është mashkull dhe gjatë këqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, mjekët ligjorë kanë vlerësuar se vdekja mund të ketë ndodhur rreth dy muaj para gjetjes së trupit.
Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë disa denoncime për persona të humbur, përfshirë raste në Fier dhe qytete të tjera të vendit.











Komente
Komento