Kompania Bankers me një financim prej 100 mijë euro ka nisur investimin për rehabilitimin e infrastrukturës së fshatit Marinëz. Ky projekt do t’i hapë rrugë më tej krijimit të hapësirave çlodhëse nga bashkia e Patosit, ku pritet të përfitojnë mbi 2 mijë banorë të zonës.
Brenda vitit të ardhshëm fshati Marinëz do të pësojë ndryshime rrënjësore, me krijimin e hapësirave çlodhëse dhe rekreative për mbi 2000 banorët zonës. Pjesa e parë e projektit financohet nga kompania naftënxjerrëse Bankers Petroleum Albania e cila operon prej 18 vitesh në fushën e Patos-Marinzës.
Kryetarja e bashkisë së Patosit Majlinda Bufi thotë se projekti përfshin pastrimin, sistemimin dhe mbulimin me tombino të kanalit kryesor në Marinzë ç’ka i hap rrugën investimit, me ndricime, trotuare si dhe me krijimin të hapësirave të gjelbra.
“Ky investim që po realizohet, është totalisht i financuar nga kompania ‘Bankers’. Ky është një investim shumë i rëndësishëm për banorët e Marinzës”, tha Majlinda Bufi, kryetarja e Bashkisë së Patosit.
Nëndrejtori i Përgjithshëm i Bankers, Kastriot Muskaj tha se kompania e konsideron komunitetin pjesë të pandashme të aktivitetit të saj të përditshëm.
“Investimi i Bankers për këtë projekt arrin në vlerën e 100 mijë dollarëve. Ne shpresojmë që ky investim të ndryshojë sado të jetë e mundur jetën e banorëve të kësaj zone”, tha nëndrejtori i Përgjithshëm të Bankers, Kastriot Muskaj.
Deri tani kjo kompani ka realizuar me dhjetëra investime të rëndësishme që u kanë ardhur në ndihmë banorëve të zonës. Vetëm gjatë tre viteve të fundit në zonën e Marinzës janë investuar mbi 200 mijë dollarë për ndërtimin e dy rrugëve të reja kryesore për këtë fshat.
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2814
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48
-
E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, ndërron jetë
26 Nëntor, 13:06
-
Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin
25 Nëntor, 19:10
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:39
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
Moti i keq në Fier/ Disa fshatra pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:51
-
Moti i keq në Lushnjë/ Rrugët kryesore në pushtetin e ujit! Ndërprerje e energjisë elektrike në qytet dhe zona rurale (VIDEO)
22 Nëntor, 18:29
-
Komedia ‘Ëndërr në papafingo’ në skenën e Teatrit të Fierit! Regjisori Leka Bungo: Trajton familjen socialiste në vitet ‘70
22 Nëntor, 18:12
-
Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat
22 Nëntor, 17:00