Bankers teknologji të re për rigjallërimin e Patos Marinzës! CEO, Huanqin Xiao: Projekti rrit prodhimin e naftës me 5-15%

Një teknologji e re përmes injektimit me avull do të rigjallërojë prodhimin e naftës në fushën e Patos -Marinzës në Fier. Ky është investimi më i ri mbi 20 mln $ i Bankers Petrolium që premton një kapitull transformues për zonën.

CEO i kompanisë Huanqin Xiao thotë se ky moment historik i rrugëtimit tregon angazhimin e Bankers ndaj inovacionit, qëndrueshmërisë duke vënë gurët e themelit për suksesin e vazhdueshëm.

‘Studimi ynë gjithëpërfshirës zbulon se shtresa e Goranit në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës përmban më shumë se 50 milionë tonë rezerva nafte, duke e bërë atë një potencial kryesor për projektin e injektimit të avullit. Duke parashikuar zbatimin me sukses të planit tonë të zhvillimit termal, ne parashikojmë një rritje vjetore të dukshme prej 5% -15% të prodhimit total të fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës nga viti 2025 deri në vitin 2029. Deri në vitin 2029, ne parashikojmë që prodhimi total vjetor i fushës së Patos-Marinzës të kalojë 800,000 ton naftë,’ thotë Huanqin Xiao CEO i kompanisë

Por Bankers nuk do të ndalet këtu. CEO Xiao thotë se vitin e ardhshëm një tjetër projekt i rëndësishëm do të zgjidhë çështjen e mbetjeve të naftës.

Projekti, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 30.000 m2, pritet të përfundojë brenda një viti dhe është një nga më të rëndësishmit e ndërmarrë nga Bankers në vitet e fundit. Me këtë iniciativë mendojmë se kemi gjetur një zgjidhje të përhershme të trajtimit të mbetjeve të naftës të depozituara në brendësi të gropave ekologjike dhe të fillojmë rehabilitimin e gropave ekologjike të vjetra" vijoi më tej zoti Xiao.

Viti 2024 veçohet me rëndësi për Bankers dhe industrinë e naftës në Shqipëri teksa shënon 20 vjet plot sfida, ambicie dhe progres të jashtëzakonshëm.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja