Me dhjetëra banorë të fshatit Godolesh të njësisë administrative Labinot-Fushë kanë protestuar paraditen e së hënës para bashkisë së Elbasanit. Ata kanë kërkuar nga kryetari i këtij institucioni Qazim Sejdini më shumë vëmendje pasi sipas tyre, rruga në fshatin e tyre ka rreth tre muaj që është prishur dhe ende nuk është marrë asnjë masë. Banorët i kanë kërkuar kreut të Bashkisë Sejdini, të gjejë zgjidhje dhe të mos e politizojë situatën. Një pjesë e banorëve thonë se kjo indiferencë e bashkisë, ka prapavijë politike.
/Shqiptarja.com








