Qindra njerëz me muaj flenë në parkun pranë stacionit të autobusëve në Beograd. Disa në tokë, disa në beton, me batanije apo pa to, të mbuluar me ndonjë copë lecke. Në mesin e tyre ka shumë gra, fëmijë, madje edhe foshnje. Përreth tyre janë shpërndarë shishet plastike, paketimet nga ushqimi, qentë endacak dhe pëllumba. Ka edhe nga ata që flenë në tenda alpinizëm...

Me siguri duke bërë dezinfikimin, dy punëtorë shihen duke spërkatur gardhin dhe zonën përreth parkut. Kjo është pamja që çdo mëngjes mund të shihet në stacionin e autobusëve të Beogradit i cili tani përkujton në ndonjë lloj kampi. 

Emigrantët, të cilën kryesisht vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, në lokalet në afërsi dhe në shatërvanin e parkut, ku dikush ka lënë edhe grafitin "Welcome", përmbushin nevojat e tyre higjienike. 

- Beogradi stacioni tranzit - 

Pavarësisht numrit të madh të emigrantëve të paligjshëm në Beograd akoma nuk ekziston një qendër e pranimit, dhe nuk ka as paralajmërim që do të hapët së shpejti. Emigrantët këtu nuk mbesin, por kryesisht kërkojnë për të vazhduar rrugën drejt një nga vendet e Evropës Perëndimore.

"Situata me emigrantët në Beograd është gjithnjë më afër krizës humanitare duke pasur parasysh se numri i tyre vazhdon të rritet", theksojnë nga Qendra e Beogradit për të drejtat e njeriut, organizatë kjo e cila në koordinim me UNHCR ndihmon azilkërkuesit në Serbi. 

Anëtari i ekipit ligjor, Nikolla Kovaçeviç në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) thekson se në kryeqytetin e Serbisë nuk është zgjidhur në mënyrë sistematike çështja e njerëzve që qëndrojnë nëpër rrugë.

"Nuk janë siguruar disa pika kontrolli apo ekipe mobile të cilët mund të ofrojnë kujdesin e duhur", tha Kovaçeviç dhe vuri në dukje se çdo ditë vizitojnë këta njerëz dhe i gjejnë duke fjetur nën ura apo parqe.

Ai vë në dukje se numri i madh i emigrantëve kanë nevojë për një trajtim më serioz mjekësor. 

"Në Serbi çdo ditë arrijnë rreth një mijë deri një mijë e njëqind njerëz, ndërsa në rrugët e Beogradit qëndrojnë disa qindra prej tyre", deklaroi Kovaçeviç.

- Së shpejti tavolinë informacioni në afërsi të stacionit të autobusëve - 

Ai shprehu shpresën se së shpejti në afërsi të stacionit hekurudhor dhe të autobusëve, në rrugën Nemanjina, do të hapet një tavolinë informacioni ku azil kërkuesit dhe refugjatët do të mund të marrin informacione më të rëndësishme. 

Tani emigrantët i ndihmojnë kryesisht individë duke iu sjellë ujë, lëngjet dhe ushqimin. Ndihmën mjekësore në disa raste u kanë ofruar Mjekët pa kufi. Sipas Kavoçaviçit, deri më tani nuk ka patur incidente më serioze, veçanërisht jo ndaj qytetarëve. 

"Është vërejtur disa herë se policia i paralajmëron njerëzit nga parku të largohen, sidomos ata që kanë letrat, por deri më tani nuk ka patur ndonjë incident të madh dhe nuk kemi marrë ankesa për situatën në Beograd. Ankesat lajnë pranuar për shkak të policisë kufitare drejt Maqedonisë dhe drejt Hungarisë."

Përveç posterave nga organizata të krahut të djathtë që janë vendosur në disa vende në Beograd, ku sipas Nikolla Kovaçeviçit bëhet thirrje për një lloj fanatizmi, deri më tani nuk ka ndodhur asnjë incident me banorët lokalë, dhe as që ka pasur incidente drastike me policinë.

Që nga fillimi i vitit në Serbi rreth 35 mijë emigrantë, kryesisht refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani, Somalia, Eritreja dhe vendet tjera aziatike dhe afrikane kanë kërkuar azil. Në këtë vend mbesin mesatarisht gjashtë ditë, dhe pastaj vazhdojnë udhëtimin drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Vlerësimet janë se nëpërmjet Serbisë gjatë këtij viti kanë kaluar rreth 70 mijë njerëz. 

serbi

Marrë nga Anadollu 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)