MIRDITE- Fëmijët e rrugës dhe ata në nevojë në qytetin e Rubikut në Mirditë, tashmë do të kenë një qendër ku mund të ushqehen, strehohen dhe argëtohen. Atë çfarë nuk ka mundur ta bëjë shteti po e bëjnë njerëzit e thjeshte të kësaj zone, siç zakonisht po ndodh kohët e fundit në shumë fusha.
Kjo iniciativë është prezantuar në ditën e “Shën Mërisë”, një festë tradicionale për këtë zonë, ndërsa shtëpia është emërtuar me emrin ”Mrizi i zotit”.
Dy iniciatorët e kësaj nisme i bëjnë thirrje qeverisë dhe pushtetit lokal që t’i mbështesë në këtë nismë që ata kanë ndërmarrë.
Në mbështetje të kësaj nisme ka dalë edhe biznesmeni i njohur i zonës Eduart Ndocaj, i cili ndër të tjera i bën apel qeverisë të kthejë sytë nga Mirdita.
Iniciativa të tilla janë një sensibilim dhe një thirrje për instancat shtetërore që të marrin masa për hapjen e qendrave të këtij lloji, pasi numri njerëzve në nevojë në këtë krahinë dhe më gjerë është i lartë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com