Banorët nuk janë dakord me
vlerësimin e dëmshpërblimit
Pronarët e objekteve që preken nga zbatimi i projektit të Bulevardit të ri kanë protestuar ditët e fundit, madje edhe në prani të kryebashkiakut Lulzim Basha...
TIRANE - Pronarët e objekteve që preken nga zbatimi i projektit të Bulevardit të ri kanë protestuar ditët e fundit, madje edhe në prani të kryebashkiakut Lulzim Basha, që bëri përurimin e punimeve, kundër vlerësimit të dëmit, që bëhet nga ana vendimi për shpronësimin. Banorët thanë se shtëpitë e tyre, të cilat do të prishen, janë vlerësuar me çmime qesharake dhe jo me vlerën reale të tregut. Sipas VKM, njerë prej të fundit të qeverisë “Berisha”, për prishjen e 204 objekteve, pronarët do të kompensohen me shifrën e rreth 12.5 milionë eurove.
“Nuk do të lejojmë që qeveria e Bashkia të tallen me ne. Ata kanë bërë vlerësimin me komision të posaçëm dhe direkt i kemi takuar. 15 ditë para fushatës elektorale (në vitin 2011), kemi takuar Lulzim Bashën dhe na premtoi se do të na dëmshpërblejnë me vlerën reale të tregut, por kjo nuk pasqyrohet tek vendimi që firmosi Sali Berisha në ikje”, thanë ata për median. “Është vlerësuar 263 mijë lekë të vjetra metri katror. Kjo nuk është vlera reale.
Vlera reale është 1.200 euro”, deklaroi, në një prononcim për TV A1 Report, Spiro Demiraj, një nga pronarët e banesave që do të shemben. Sipas tij, sa ka caktuar qeveria, në fakt, është vlera aktuale e tokës që shitet në Paskuqan. Banorët kanë kërkuar ngritjen e një komisioni për vlerësimin real të tokës. Ne nuk jemi kundër zhvillimit të qytetit, por mbrojmë interesat tona, na cënohet banesa, që është e drejtë e shenjtë kushtetuese e secilit, theksojnë përfaq ësues të tyre.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14767
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20