Banorët ankohen për mbikalimet në Kukës-Morinë: Janë vendosur larg, duhen në zonat e populluara (VIDEO)

Mbikalimi i këmbësorëve që po ndërtohet në rrugën Kukës-Morinë nuk është funksional sipas banorëve. Ata kërkojnë që të vendosen në zona të populluara , pasi detyrohen që të kalojnë trafikndarëset për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Banorët thonë se po vendoset në një zonë që nuk është e populluar e si rrjedhojë jo funksional. Ai duhet të ishte ndërtuar 2 deri në 3 km më poshtë thonë ata.

"Mbikalimi duhet me u bo ku është vendi i populluar. Ecim gjatë në këmbë, nuk është në interesin e askujt", tha një banor.

"Ky mbikalim ka bllokuar të gjithë dhe moshat e vjetra që nuk mund të hipin mbi trafikndarëset. Mbikalimet duhet ku ka njerëz dhe popullim" tha një tjetër banor

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur montimin e mbikalimit të këmbësorëve poshtë qytetit të Kukësit.  Përgjatë gjithë segmentit Kukës –Morinë deri tani janë vetëm tre mbikalime për këmbësorë, ende të pa përfunduara.

1590392108_Screenshot1.jpg

Banorët duke kaluar trafikndarësen

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuksiani: 25/05/2020 09:45

    Kete gje kerkoja sali kriminelit dhe lul dum basha qe i vodhen 300 milion eu dhe e lan rugen me na nje ur pa mbaruar pa mbikalime po ka dhe nen kalime me ter ato lek do qen ber te gjtha dhe retimi na dy krahet qe mos hynte as miza sic i ka bota !?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë