TIRANE - Banorët e zonës “Mihal Grameno” në Tiranë, i janë drejtuar televizionit A1 Report për të shprehur shqetësim në lidhje me atë çka ndodh në komunitetin e tyre.
Ata tregojnë se pak ditë më parë një firmë ka ndërhyrë në rrugën "Todi Shkurti" duke e shkatërruar atë dhe duke vendosur tuba që mendohet se do të jenë tubacione uji.
Të shqetësuar, ata pohojnë se nuk janë paralajmëruar për këtë ndërhyrje madje, sipas tyre, ato janë bërë pa leje. Sipas banorëve diçka e tillë nuk është e ligjshme pasi shumë familje të kësaj zone kanë paguar 20 mijë lekë të reja për ndërtimin e rrugës.
Gjithashtu banorët thonë së kanë kërkuar shpjegim nga bashkia e Tiranës por nuk kanë marrë përgjigje.
/Shqiptarja.com