Banorët e 4 zonave në Tiranë protestojnë te Ura e Paskuqanit: Po na i marrin shtëpitë për të bërë pallate që të pasurohet i biri i ndonjë biznesmeni

TIRANË- Banorët e Paskuqanit protestuan sërish këtë të hënë duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre, që preken për shkak të projektit të Unazës së Madhe. Protesta 60 minutëshe kësaj here ishte e qetë, ndërsa u mbikëqyr nga punonjësit e policisë. Për shkak të bllokimit të rrugës, autokolona e makinave arrinte deri në disa qindra metra, por u evituan përplasjet. Banorët, të mbështetur edhe nga ata të zonës së “5 Majit”, Kodrës së Priftit dhe Laprakës, kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre, ose devijim të projektit të Unazës së Madhe.

'Nuk e kemi bërë shtëpitë me drogë e me kriminelliqe. Nuk do të lej që djersa e imë të ikë kot. Nëse me quan të paligjshm më i hiq nënshtetësinë. Këtu po lirohen shtëpia për tu bërë pallate, për tu pasuruar i biri i një biznesmeni. Ky është genocid. Me 22 janë 12 familje që janë planifikuar tu prishen shtëpitë, shqiptarët pa dallim duhet t'i mbrojnë. Unë s’jam barbon, unë nuk dua ndërtesa sociale. Të vijë e të bëjë muhabet me ne'- u shprehën banorët.

Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re me të njëjtat metra katror. Sipas tyre ajo është e njëanshme dhe nuk ka vlerë ligjore. Për këtë projekt pritet të shemben në total një numër prej rreth 1 mijë banesash.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arben: 14/02/2022 19:43

    MOS KISHIT ARDHUR PA LEJE NGA BASHKIA DHE SHTETI.CECENE ME JU DO MERREMI NE,,KENI 30 VJET QE NA CANI T...IN....KUR VJEN PA ftuar e gjen PA SHTRUAR..../////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet