I kthyer i gjithi në kantier, në Durrës deri tani janë riparuar 400 pallate dhe banorët e tyre janë kthyer nëpër banesat e tyre.
Por sipas kryebashkiakes Emirjana Sako në proces riparimi janë edhe 200 pallate të tjera. Bëhet fjalë për ato të klasifikuara me shkallë dëmtimi DS1, DS2 dhe DS3.
“Ndërsa përsa i përket pallateve me shkallë dëmtimi DS4 janë 102 të tilla.4 prej tyre janë duke u ndërtuar dhe janë në fazë intensive.15 të tjerë janë në fazë proçedure për të nisur proçesin e riparimit. Janë 500 banesa individuale në zonat rurale të cilat janë duke u ndërtuar. Janë 7 shkolla të rindërtuara dhe 22 në proces për rindërtim”.
Nga ana tjetër 4800 familje kanë përfituar bonus qiraje nga tërmeti i 26 nëntorit. Por lista e aplikimeve të dyta në fund të muajit dhjetor ishte me 5700 emra, dhe vetëm për 2600 u miratua.
“Në muajin dhejtor ne bëmë hapin tjetër të aplikimve për ata që nuk kishin aplikuar për arsye të ndryshme në programin e rindërtimit, Deri tani nga këto aplikime janë miratur 2600 emrat e pare në lista”.
Përfitimi për shkallën e dëmit DS1 është 100 mijë lekë, për DS2 250 mijë lekë, kurse DS3 shuma është 500 mijë lëkë. Por nga të gjitha aplikimet e bëra, ka edhe familje që nuk e përfitojnë atë.
“Pjesa tjetër është në shqyrtim, ka edhe persona qe nuk kalojnë për mugesë dokumentacioni, mungesë akti konstatimi apo mos vërtetim të pronësis së objektit”.
Brenda muajit Mars, kryebashkiakja thotë se ky proces likuidimi do të jetë i përfunduar.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14