Rama tha se punimet për aeroportin nisin më 28 nëntor, banorët e Akërnisë: Aeroporti i ri i Vlorës do sjellë zhvillim

Në fshatin Akërni të Novoselës do të ndërtohet aeroporti i tretë i Shqipërisë. Lajmin e bëri e të ditur kryeministri Rama, i cili deklaroi pak ditë më parë se punimet do të nisën ditën e pavarësisë më 28 nëntor 2021.

Banorët e fshatit Akërni shprehen se ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do të sjellë zhvillim për mbarë zonën e Myzeqesë. Pritshmëritë janë jo vetëm në fushën e turizmit , por edhe për punësimin.

‘Ky do t’i japë zhvillim të shkëlqyer zonës. Pastaj do të bëhet infrastruktura do të bëhen kanalizime do të zgjerohet rruga, pastaj do të ketë avion që do qarkullojnë. Do të bëhet gjëja më e mirë për këtë popull. Kemi besim të plotë. Nuk u kushton shumë kjo.'- tha një banor.

'Kjo ka qenë fushë aeroporti që në ‘75. Ka qenë fushë për avionët luftarake. Sipas të dhënave të atyre, themi që kemi shpresë. Për zonën këtu edhe gjë e veçantë kjo do t’i japë një zhvillim në dashtë nga ekonomi në dash edhe nga të tjera aspekte.’- u shpreh një banor.

‘Do të japi zhvillim sepse hapet një sektor për punësim. Punësim në disa drejtime sepse shtohet e ashtuquajtuar shoqëri konsumatore. Vijnë njerëz. Më parë të punojnë për ta ndërtuar, pastaj do të jetë kjo. Do të presim edhe fëmijët’- tha një banor.

Sa i përket pretendimit të ambientalistëve se aeroporti i ri do të dëmtojë peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë, ku ka lëvizje intensive të shpendëve të egër, banorët shprehen se ky vend ka shërbyer edhe më parë si aerodrom i ushtrisë dhe nuk ka sjellë pasoja për natyrën apo shpendët.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 30/10/2021 17:13

    Aeroporti do sjell zhvillim dhe ambjentalistet kane hallin e zogjve.Shqiperia ka zona te tjera per rritjen e shpendeve te eger dhe nuk do kthehet mbare vendi ne kopesht zoologjik se ngrihen ambjentalistet.Ekonomia mbi te gjitha dhe e lidhur me mbrojtjen e ambjentit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë