VIDEO/ Kërcënuan se do të hidhen nga shtylla e tensionit të lartë, zbresin 2 banorët e Bërxullës: U bindëm se kemi fëmijë, por pronën do e mbrojmë me gjak

TIRANË- Pasi trokitën në disa dyer, përfshirë këtu edhe në Ambasadën Amerikane, banorët e Bërxhullën kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke kërcënuar edhe se do të vetëflijohen për të mbrojtur pronën e tyre. Bihane Basha, 63-vjeç së bashku me Dritan Zenelin (fqinj), për gati 2 orë kanë hipur në shtyllën e tensionit të lartë duke kërcënuar se do të hidhen. Ato janë shprehur se dëmshpërblimi që po iu ofrohet për pronat e tyre nga kompania Gener 2 është qesharak, ku kanë kërkuar një takim me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Kjo situatë vazhdoi prej gati 120 minuta, ku në fund, pas negociatave dhe me ndihmë  e forcave zjarrfikëse, kanë zbritur nga shtylla, mirëpo kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen nga rezistenca e tyre.

“Nuk ka rrugë tjetër më, ky shtet nuk ka pyetur për asnjë. Kanë bërë ligje për veten e vet, jo për fshatin, e kemi shtruar rrugën vet, nuk e shikon si është si në mesjetë, jam asmatike, jam me tension dhe pavarësisht kësaj unë do qëndroj për pronën time, pse nuk vjen ky shtet të ballafaqohet me ne, pse flenë gjumë për ne, ndërsa për veten kanë mbushur tubat e aspiratorëve dhe dyshekëve. Meta bashkë me shokët e vet e kanë devijuar projektin. E kanë devijuar sipas qejfit, si e si të shtypin qytetarë. Këtu kam lindur, 63 vjec, s’është as Rama e as Belinda Balluku si unë, nuk po shkon në Europë, por po fut fshtarësinë në gropë”, u shpreh Bihanja, 63-vjeç.

Një moment prekës ka qenë edhe kur i ati e puth të birin e tij, Dritan Zenelin pasi zbret nga shtylla, duke ia bërë "hallall që po e mbron pronën e tij me gjak".

“Nëse nuk marrim zgjidhje do të vazhdojmë edhe më ekstremisht. Shteti do të na vjedhë dhe do të na rrëmbejë pronën. U bindëm se kemi fëmijë,  por pronën do e mbrojmë me gjak”, tha nipi i saj.

“Hallall bab, mbroje me gjak pronën tonë”, dëgjohet të thotë ai, teksa e puth në ballë.

 

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë. 

Kujtojmë se kjo është hera e pestë që banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë. Më herët ato thanë se nuk janë kundër projektit, por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës. Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
Banorja e Bërxullës: Projektin e ka devijuar Meta! Këta për vete kanë mbushur tubat e aspiratorëve dhe dyshekët me lekë, për ne flenë gjumë

 

Bihane Basha, 63-vjeç pasi zbriti nga shtylla e tensionit ku kërcënoi se do të hidhej tha se shteti nuk ka menduar për ta, por vetëm për vete.

“Pse nuk vjen ky shtet të ballafaqohet me ne, pse flenë gjumë për ne, ndërsa për veten kanë mbushur tubat e aspiratorëve dhe dyshekëve me lekë. Meta bashkë me shokët e vet e kanë devijuar projektin. E kanë devijuar sipas qejfit, si e si të shtypin qytetarë”, tha 63-vjeçarja.

Ora 13:17
Zbriti nga shtylla e tensionit të lartë, i ati takon të birin: Hallall bab, mbroje me gjak pronën tonë

 

Pasi ka zbritur nga shtylla e tensionit të lartë, i riu është takuar me babanë e tij, i cili ia ka bërë hallall që po mbron pronën e tij me gjak.

“Hallall bab, mbroje me gjak pronën tonë”, dëgjohet të thotë ai, teksa e puth në ballë.

Ora 13:10
VIDEO/ Kërcënuan se do të hidhen nga shtylla e tensionit të lartë, zbresin 2 banorët e Bërxullës (FOTO)

 

Pas disa minuta duke kërcënuar se do të hidhen, zonja së bashku me nipin e saj që kishin hipur në një shtyllë të tensionit të lartë, janë bindur dhe me ndihmën e zjarrfikëses kanë zbritur.

Ora 12:40
Banorët e Bërxullës në protestë, reagon Indrit Hoxha: Pronat e tyre po ndahen si plaçkë mes kusarëve të qeverisë

1673782881_1670681115Screenshot12.jpg

Sekretari për Emigracionin në PD e Berishës ka reaguar për protestën e banorëve të Bërxullës. Ai shprehet se qytetarët janë duke u trajtuar si plaçkë.

“Banorët e Berxullit trajtohen si të dorës së dytë.

Pronat e tyre ndahen sot si plaçkë mes kusarëve të qeverisë. Asnjë përgjigje nuk është dhënë ndaj atyre që shteti po tenton t’i vjedh pronat.

Edi Rama, ti je përgjegjësi kryesor i kësaj drame të paralajmëruar. Asnjë metër tokë nuk do të marrësh nga banorët pa një dëmshpërblim të ligjshëm. Zhvillimi nuk mund të ndërtohet mbi paligjshmërinë!”- shkroi ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë