Projekti i aksit Thumanë- Kashar, banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, tension me policinë: Do digjemi me benzinë, po na vjedhin pronat

BËRXULLË- Ndryshe nga herët e tjera, protesta nga banorët e Bërxullës është shoqëruar edhe me tensione me efektivët e policisë.

Edhe pse nuk janë kundër projektit, ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.

Duke u konfliktuar me policinë, banorët të revoltuar dëgjohen duke reaguar ashpër ndaj tyre.

“Nuk kemi  asnjë lloj kundërshtimi për projektin, por të paktën të marrim të drejtën tonë. Projekti është devijuar shumë herë. Mos e shisni veten për 50 mijë lekë o burrë i dheut. Mua nuk më kanë vënë në dijeni se ku kalon projekti. Asnjë dokument i protokolluar nuk ka ardhur”, tha njëri prej banorëve.

Ai shtoi se do të mbrojë të drejtën e vet pasi kanë punuar prej vitesh në kurbet dhe nuk mund të qëndrojë duarkryq para padrejtësive.

“Do të bëhet më madhe kjo, dihet ai muhabet. Duhet të mbrojmë të drejtën tonë, kam punuar 15 vjet në kurbet dhe të prishet për një orë”, shtojnë ata.

Kjo situatë u shoqërua me tensione dhe konfrontime fizike mes banorëve dhe Policisë. Kjo e fundit është vendosur aty për të penguar qytetarët, ndërsa iu kërkojnë të mos bllokojnë rrugën dhe punimet.

“Po na soset durimi. Hajdeni uluni me ne. Më vjen keq për ju, që ju përdorin në protesta të tilla. Pse e mbështesni një të paligjshëm”, theksoi një protestues tjetër.

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë, më herët banorët thanë se nuk janë kundër projektit por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës.

Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre. Shtyllat e projektit do të prekin mbi 60 banesa të tjera nëse zhvendosen nga zhvendosja e aksit, thanë banorët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:27
Protesta në Bërxullë, banorja: Do e mbroj shtëpinë time me gjak, s’lëviz nga rruga! Për ça mbahet shteti, vetëm për udhëtime?

 

E revoltuar një protestuese në Bërxullë i bëri thirrje shtetit të gjejnë zgjidhje për projektin e rrugës që prek shtëpitë e tyre.

‘Rruga që jemi këtu 9 milion e 20-0 është dhënë para 16 vjetësh. Kam 3 dynym tokë kam dhe 5 të tjera se di a dok kem rrugë të hyj te ajo tokë.

Ne s’na ka ardhur askush të na pyesë, s’po dalim për qejf. Tani shkojnë bëjnë propagandë shtëpi më shtëpi japin lekë juristët nën dorë. Firmë hajdute edhe shteti hajdut, bashkë me zv.kryeministren Balluku. Ku është shteti? Për ça mbahet shteti, vetëm për udhëtime jashtë shteti? Ne deri në ditë të fundit, shtëpinë time do e mbroj me gjak. Se lë protestën asnjë ditë. Policia mos të na dalë përpara, ne do rrimë në rrugë.’- tha protestuesja.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/11/2022 22:34

    Ka dhe me keq,ne zonat kufitare si Texas ne U.S.shume fermere amerikane i kane nje pjese te tokave pertej kufirit ne Meksike.Tani imagjino te jesh i detyruar te kalosh kufirin shteteror per te toka jote dhe ka raste kur kufiri ka vertet,gardh,apo mur ndares dhe te duhet te shkosh deri ne dogane,ose deri aty ku mbarojne barierat.

    Përgjigju
  • Edi: 06/11/2022 13:36

    Mos harroni voten per Edin dhe PS se e meritojne!

    Përgjigju
  • xxx...: 06/11/2022 13:02

    Toke e xanum keto pasoja sjell.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë