Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës para ministrisë së Infrastrukturës: Po trajtohemi si bujkrobër, po na vidhet prona

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë zhvendosur protestën e tyre përballë Ministrisë së Infrastrukturës. Rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar tregojnë se ndihen të vjedhur nga qeveria pasi projekti ka devijuar disa herë dhe tashmë u prek banesat e tokat bujqësore me të cilat sigurojnë të ardhurat.

Në ditën e 35 të protestës, banorët e Bërxullës që preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar, u zhvendosën para ministrisë së Infrastrukturës. Të revoltuar dhe me projekte të printuara në duar, banorët tregojnë se ndihen të vjedhur nga qeveria pasi projekti ka devijuar disa herë dhe tashmë u prek banesat e tokat bujqësore me të cilat sigurojnë jetesën.

‘Ku është shteti këtu. I bëj ministrit Çuçi që nuk ndërhyn. Na përdorin mish për top. Me këto mënyra politikanët do e vdesin Shqipërisë. Çfarë zhvillimi do të ketë rruga kur nuk asnjë lloj projekti. Jemi si copa mishi që mund ti votojmë sa herë duan. Kemi 35 ditë që bëjmë protestë dhe shteti nuk merr mundimin të vogël që të vijë të na e shpjegojë. Unë e kam me paligjshmërinë që bën shteti ynë. Ku u bazua për çmimin e referencës, 4480 lekë. Rikujtojmë se banorët po protestojnë prej ditësh ndërsa nuk kanë ende asnjë përgjigje nga qeveria.Këto po na trajtojnë si bujkrobër, po na vidhet prona’- u shpreh një banor.

Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin. Por banorët e Bërxullës shprehen të vendosur se nuk do ta lejojnë ndërtimin e rrugës pasi dëmshpërblimi i ofruar është qesharak.

‘Oligarkët që kanë blerë tokat këtu, kanë paguar lekë për ta zhvendosur projektin. Atje është paligjshmëria.’- u shpreh një nga banorët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ish_pronar: 10/11/2022 14:55

    e kujt eshte ajo toke per te cilen po protestoni o te mjere????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë