Banorët e krahinës së Çidhnës në Dibër kanë protestuar në lumin e Setës kundër ndërtimit të HEC-it Seta 4, i cili sipas tyre cënon rëndë shpellën dhe burimin e Sopanikës, një monument kulture i shpallur në vitin 2002 nga qeveria shqiptare.
Banorët shprehen se lumi Seta është devijuar nga rrjedha e shtratit që në vitin 2010, kur është dhënë me koncesion, por me ndërtimin e HEC-it të ri ata do të detyrohen që të largohen.
"Këtu po ndodh krim, jo krim po genocid ,ta marrësh këtë ujë e ta fusësh në tub e ta “varrosësh” për së gjalli është krim. Lumin po e merr nje firmë që nuk i përket fare Dibrës, Ne kërkojmë me këmbëngulje që kjo bukuri natyremos të futet në tub", thotë një nga banorët.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndalojnë këtë krim të rëndë mjedisor në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.