Banorët e Divjakës janë ngritur për të gjashtën mbrëmje ditën e djeshme në protestë kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale.
Divjakasit janë të vendosur të vazhdojnë të shprehin kundërshtinë e tyre për shkrirjen e bashkisë Divjakë me bashkinë Lushnje, e cila parashikohet në propozimin e paraqitur nga PS.
Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës, përveç kundërshtisë me reformën territoriale, banorët kërkojnë mbështetjen e deputetëve që kanë marrë votat e tyre si majtas dhe djathtas që shkrirja e bashkisë Divjakë të mos realizohet.
Gjithashtu ata janë shprehur se do të vijojnë protestën derisa qeveria të anulojë projektin për bashkimin e Divjakës me Lushnjen.
“I bëj thirrje të gjithëve, nëpër kafene apo kudo që janë ulur rreth nesh, mos të rrinë nëpër lokale, por të na shoqërojnë, sepse bashkimi bën fuqinë”, ka thënë një prej protestuesve.
“Divjaka bashki! Mos ma prek Divjakën”, tha një tjetër protestues.
Në përfundim protestuesit vazhduan ritualin e përnatshëm duke marshuar rrugëve të qytetit të Divjakës me thirrjet 'Divjaka bashki'.
Lajmi kryesor:
‘Territorialja’/ Këshillat bashkiakë të Këlcyrës e Klosit i thonë ‘jo’ shkrirjes së bashkive! Protestë edhe në Fushë-Arrëz dhe Divjakë
-
LUSNJA JONE QYTET PASTMASI KAPI LEPRIN E PERPLASI
Përgjigju










Komente
Komento