Banorët e Divjakës janë ngritur për të gjashtën mbrëmje ditën e djeshme në protestë kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale.
Divjakasit janë të vendosur të vazhdojnë të shprehin kundërshtinë e tyre për shkrirjen e bashkisë Divjakë me bashkinë Lushnje, e cila parashikohet në propozimin e paraqitur nga PS.
Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës, përveç kundërshtisë me reformën territoriale, banorët kërkojnë mbështetjen e deputetëve që kanë marrë votat e tyre si majtas dhe djathtas që shkrirja e bashkisë Divjakë të mos realizohet.
Gjithashtu ata janë shprehur se do të vijojnë protestën derisa qeveria të anulojë projektin për bashkimin e Divjakës me Lushnjen.
Në përfundim protestuesit vazhduan ritualin e përnatshëm duke marshuar rrugëve të qytetit të Divjakës.
-
LUSNJA JONE QYTET PASTMASI KAPI LEPRIN E PERPLASI
Përgjigju








Komente
Komento