Banorët e Fierit protestë për ndotjen: Ka sjellë probleme shëndetësore

Problemi me mushkonjat dhe minjtë kanë bërë që banorët e një pallati, në lagjen “Kryengritja”  të Fierit të ngrihen në protestë. Sipas banorëve të këtij pallat,i e gjitha kjo ka ardhur nga ndotja e ambientit. Ndërsa shprehen se kjo gjë ka sjellë probleme shëndetësore, dhe fëmijët janë të trembur, si pasojë e një ambienti të tillë.

 Këtu bodrumi është plot me ujë poshtë, është një gjë skandaloze, edhe korrenti është në qiell të hapur. I zënë fëmijët me dorë, ne paguajme detyrimet. Nuk vjen njeri të hedhi një dorë ilaç, do bien fëmijët në bodrum, ku është bashkia, apo vetëm për të marrë taksat.

Banorët 

Ende nuk është marrë asnjë masë, pavarësisht ankesave të shumta ndaj ujësjellës kanalizime, por edhe në Bashkinë e Fierit zëri i banorëve ka rënë në vesh të shurdhër. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi