Banorët e Floqit protestë para prefekturës për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 1 qershorit: Dëmshpërblimet vetëm në letër (VIDEO)

Një grup banorësh nga fshati Floq i Korçës, janë mbledhur përpara prefekturës së Qarkut të Korçës në shenjë proteste për banesat e tyre që janë dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit dhe që ende nuk kanë marrë dëmshpërblime apo riparimet e nevojshme.

Sipas banorëve edhe pse inxhinierët kanë ardhur disa herë për të bërë verifikime nuk kanë marrë aq sa duhet para për të kryer riparimet.

"Kanë ardhur komisionet kanë bërë vlerësimin në bazë të asaj që kanë parë. Na kanë cilësuar si dëmtim i shkallës së dytë, pritem ato me dëmtime më të rënda. Por sot nuk kemi marrë asgjë, shtëpia nuk është rregulluar. Tashmë na kanë bërë vlerësime monetare, shuma qesharake, se mua ma kanë vlerësuar shtëpinë 50% të pabanueshme." tha një banor i cili ka dalë për të protestuar.

"Është e pabanueshme. Skam asnjë të ardhur. Edhe në Floq kam qenë me qira. " tha një protestues tjetër.

Ndërkohë një banorë i Floqit shprehet se banesa e tij edhe pse është cilësuar si pabanueshme, ka marrë dëmshpërblim shumë të ulët ndërsa shton se fotografit e dëmit të mëparshëm kanë humbur dhe nuk gjenden në bashki.

"Siç u dha urdhri se nuk do ngelej shpi pa u ndërtuar. Por neve ngelëm. Kur erdhi koha e dëmshpërblimit na dhanë shifra qesharake asnjë oxhak nuk bëhet. Jam ankuar shumë herë. Janë fshehur fotografitë e dëmeve. Banesa ime është e pabanueshme. Kërkoj të vijë inxhinieri të më japi sigurinë e shtëpisë se jam brenda. Një tërmet i lehtë më zë brenda. Jam vetë i pesti në shtëpi. Ma kanë prerë edhe ndihmën ekonomike." tha një tjetër banorë që sot proteston para bashkisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes pas tërmetit të 1 qershorit, në total u shkatërruan 95 banesa ndërsa 212 të tjera u dëmtuan më lehtë. Vetëm në fshatin Floq rezultuan, 65 banesa të shkatërruara, ndërsa 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të lehta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selfo: 20/01/2020 13:03

    O popull perpiquni ta kuptoni se minister per demet nga termeti eshte AHMETAJ ish ministrI famekeq I financave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla